Në festën e flamurit tonë kombëtar, kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuqezi.

Në kuadër të 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kjo kullë ka ndriçuar kuqezi për dy minuta.

Vetë faqja e saj zyrtare ka ndarë një video nga momenti, kur Burj Khalifa vishet me ngjyrat e flamurit tonë, ndërkohë që në sfond dëgjohet himni.

Kujtojmë se Burj Khalifa është ndërtesa më e lartë në Dubai dhe një ndër më të lartat në botë, ndërsa ka një gjatësi prej 828 metrash.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *