Politikë
Flamur Hoxha në Kukës: Do t’i fitojmë këto zgjedhje edhe me votën e socialistëve

Në takimin me zgjedhësit e fshatit Nangë, drejtuesi politik për Partinë Demokratike, Flamur Hoxha bëri përgjegjës Edi Ramën për politikat që ai i quan shpopulluese.
Ai bëri thirrje për bashkim, me qëllim arritjen e një fitoreje të thellë për të ndryshuar situatën jo vetëm në Kukës, por në të gjithë Shqipërinë.
“Të rinjtë po e braktisin vendin prej regjimit brutal të Ramës”, tha zoti Hoxha.
Sipas tij, pushteti legjitim do t’iu rikthehet shumë shpejt qytetarëve.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




