Policia e Fierit arrestoi pasditen e së enjtes autorin e zjarrëvënies në ullishtet e fshatit Rerez ne Patos, ku u dogjën 30 hektarë me shkurre dhe ullishte. Në pranga ra Lefter Kalemi, 56 vjeç, banues në Patos. Sipas policisë, Kalemi i ka vënë zjarrin ullishtes së tij për ta pastruar, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur tokat me ullishte të disa banorëve të tjerë të kësaj zone. Në fikjen e zjarrit u angazhuan 12 zjarrfikës, grupe të policisë dhe forcat e ushtrisë. Fikja e zjarrit në këtë zonë është bërë pas 6 orësh.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *