Subscribe

Një vatër zjarri u aktivizua këtë të mërkurë në zonën e Zvërnecit në Vlorë. Zjarri ra fillimisht në një ullishte, por flakët të ndihmuara edhe nga era e fortë u përhapën me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme.

 

Si pasojë u rrezikuan dhe disa banesa në zonë. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe banorëve të zonës për neutralizimin e flakëve, të cilat u vunën nën kontroll vetëm pas disa orësh. Zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve.

 

Ndërkohë, këto janë pamjet në zonën e fshatit Panaja dhe Bestrovë pas zjarrit të rënë një ditë më parë. Dëmet janë të kosiderueshme, pasi qindra rrënjë ullinj u dogjën.

 

“Dëmet janë kolosale. Siç e shikoni dhe vetë janë djegur shumë rrënjë ullinj. Po të kishin ardhur më herët zjarrfikëset edhe mund ta kishin fikur pasi ishte zjarr i vogël.”

 

“I ishte vënë zjarri vetëm një pjese të vogël mbeturinash. Pastaj e përhapi era.”

 

Si autore te zjarrvenies policia arrestoi një 26 vjeçar dhe një 64 vjeçar, punonjës të një firme pastrimi pasi dyshohet se i vunë zjarrin mbeturinave në anë të rrugës së vjetër Vlorë –Novoselë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *