Vijojnë vatrat e zjarrit në disa qarqe të vendit. Gjatë 24 orëve të fundit numërohen 9 zona ku flaket janë ende aktive. Shkodra, Dibra, Puka, Elbasani, Librazhdi dhe Vlora paraqiten si vendet më problematike, ku janë dëmtuar pisha, shkurre e gështenja. Sipas emergjencave civile, vatrat e zjarrit ne fshatrat e Librazhdit kanë rrezikuar edhe disa banesa. Ndërsa flaket e rëna në pyllin e mbrojtur ne Malësitë e Vaut të Dejës, jane riaktivizuar. Fikja e tyre është e vështire për shkak te terrenit të thyer malor dhe erës së fortë. Për të mos lejuar përhapjen e flakëve janë në vënë në dispozicion 13 automjete zjarrfikëse, punonjës të bashkisë dhe helikopterë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *