“Fjalëkryqi” i trafikut, ja masat e policisë për ditën e parë të shkollës
E hëna është dhe nisja e vitit të ri shkollor, teksa mijëra familje po bëjnë përgatitjet e fundit për të çuar nesër fëmijët në shkollë, po aq shqetësim ka për trafikun e rënduar që pritet të shoqërojë ditën e parë të mësimit.
Komisar Taulant Gjoka, komandant i trafikut urban në Tiranë në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus, jep detajet e fundit në lidhje me masat e marra nga policia për të shmangur kaosin dhe trafikun e rënduar në ditën e parë të shkollës.
Më poshtë intervista e plotë e Taulant Gjokës të dhënë për Vizion Plus;
Dita e parë e shkollës shoqërohet me trafik të rënduar, cilët janë ato zona që duhet të kalojmë nesër që të mos ngelemi në trafik dhe të mos dërgojmë fëmijët me vonesë në shkollë?
Dihet që si çdo vit kur nis viti i ri shkollor mankthi i të gjithë qytetarëve është trafiku i rënduar, kryesisht në zonat ku janë përqëndruar dhe institucionet arsimore shkollat 9-vjeçare dhe shkollat e mesme, kuptohet se në zbatim të planit të masave të miratuar nga drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit dhe komisariati rajonal i policisë rrugore si struktura që kanë peshën kryesore në menaxhimin e e trafikut, nëser dhe në të gjitha ditët e javës ka miratuar një urdhër shërbime të kryera konrete, sipas hartës dhe problematikës kryesisht në ato zona ku është përqënduar dhe shkollat 9-vjeçare apo të mesme.
Cilat rrugë pritet të jenë më të ngarkuara dhe si do ta zgjidhni trafikun?
Përveç disa shkollave që janë të përqëndruara apo të vendosura në akset kryesore në disa rrugë urbane, ku janë me një korsi për sens lëvizje pengesë do të jetë gjithashtu dhe akset rrugore ku janë përqënduar disa punime ditët e fundit. Disa nga këto rrugë janë Muahamed Gjollesha, Rruga e Elbasanit, Rruga Dëshmorët e 4 Shkurtit nga sheshi Ëillson deri te diga e Liqenit, Rruga e Dibrës dhe Rruga Hoxha Tasim. Këto janë dhe disa nga zonat që kanë përqëndrimin më të madh të institucioneve shkollore dhe për këtë do të kenë dhe vëmendjen më tëmadhe të policisë.
Çfarë do të ndodhë në keto zona rrugora, do të ketë shtim të forcave të policisë rrugore në këto zona, si do zgjidhet?
Ne kemi shtuar forca në bazë të përllogaritjes së trafikut, kuptohet që gjithashtu kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, që nesër hapësira kryesore në trafik tu kushtohet prindërve që çojnë për herë të parë fëmijët në shkollë, sigurisht që kërkojmë kufizimin dhe mirëkuptimin e të gjithë mjeteve të transportit përzjer, mjeteve të tonazhit të rëndë që të respektojnë oraret sipas sinjalistikës që ka vendosur Bashkia e Tiranës, me qëllim që nesër të përçojmë një mesazh dhe ndjesi pozitive tek të gjithë ato fëmijë që ulen për herë të parë në bankat e shkollës dhe të mos ulemi dhe diskutojmë për trafikun.
Shumë trafik ka pasur dhe ditët e fundit në Tiranë pse është ky rëndim i situatës?
Është java e parë përpara nisjes së procesit të ri shkollor, dhe kuptohet që të gjithë prindërit janë të interesuar të blejnë veshjet, librat dhe të bëjnë regjistrimet e duhura, po ashtu dhe provimet e prapambetura të fakulteteve kanë bërë të sajën shto ktu dhe faktin që disa rrugë kryesore që siç jeni njohur dhe ju janë në proces ristaurimi dhe janë në fazën e punimeve. Ka një situatë trafiku të rënduar te Sheshi Shqiponja, tek unaza e Re dhe te pjesa e daljes nga pallati me Shigjeta te Kombinati Ushqimor. Ku dihet se ky është një segment në restaurim.Policia rrugore i ka të gjitha kapacitetet në dispozicion dhe në bashkëpunim me të gjitha strukturat e policisë të shtetit dhe të drejtorisë vendore ka marrë masat për mbarëvajtjen e këtij starti të fillimit të procesit të ri shkollor 2018-2019.
Zoti Gjoka ju keni bërë një agjendë dhe keni marrë të gjitha masat për të lehtësuar trafikun neser dhe për të lehtësuar akset që janë më të rënduara. Këni një këshillë për prindërit çfarë duhet të bëjnë ato që të ndihmojnë sa më shumë në këtë proces?
Mankthin kryesor dhe trafikun ne e shkaktojmë vetë dhe kur them vetë, flas për prindërit që çojnë fëmijët për herë të parë në shkollë dhe të gjithë nxitojnë, për ti çuar në shkollë dhe hezitojnë për të zbatuar rregullat apo parkojnë mjetin e tyre ku të munden, pa llogaritur problemet që shkaktojnë të tjerëve që nuk janë të detyruar realisht të jenë pjesë e kësaj amullie, në qoftë se këta prindër do të jenë më të kujdesshëm, më të matur dhe më me durim dhe të dalim më parë se sa të ketë filluar kulmi i trafikut besoj se sdo të kemi probleme me trafikun.
Ti lëmë makinat në shtëpi?
Unë nuk mund të them që makinat të lihen në shtëpi, pasi jo çdo zonë e qytetit mbulohet me transport publik, por do të doja që të tregoheni të kujdesshëm në ecurinë dhe menaxhimin në trafik dhe të zjedhin zona për të parkuar pa u bërë problem për të tjerët.




