Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy gratë futen...

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të...

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë”...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona,...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia Saudite, marrëveshje...

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende...

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të hapet plotësisht...

Fjala e plotë në Bordin e Paqes, Rama: Nderojmë misionin e Presidentit Donald Trump!

19 Shkurt 18:41

Nga Uashingtoni, teksa mori pjesë në inagurimin e Bordit të Paqes, Kryeministri Edi Rama vlerësoi ftesën e Shqipërisë nga Presidenti Donald Trump, për këtë nismë që sipas tij, ka qëllim vetëm zgjidhjen e konflikteve.

Kreu i qeverisë shfrytëzoi fjalimin e tij të shkurtër, për të sjellë në vëmendje Gjyqin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, teksa i cilësoi të padrejta kërkesat e prokurorëve.

Lexo edhe :

Related Posts

Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Sipas Ramës, kjo çështje duhet të gjejë një rrugëzgjidhje përpara se të jetë vonë dhe për këtë kërkoi ndihmën e Trump.

Teksa ftoi dhe vendet e Bashkimit Europian që ti bashkohen kësaj nisme, Kryeministri Rama u shpreh se Bordi i Paqes nuk sfumon nismat e OKB-së.

Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes:

Faleminderit që më keni ftuar të jem pjesë e këtij rrugëtimi, z. President. Vota plotësisht e harmonizuar dypartiake që parlamenti ynë pati në mbështetje të kësaj nisme, flet vetë përsa e nderuar ndihet Shqipëria që është një prej anëtareve themeluese e kësaj organizate të re.

Shumë thonë se Bordi i Paqes synon të zëvendësojë Kombet e Bashkuara por mua nuk më duket si një përpjekje për të zëvendësuar OKB-në, por nëse ndihmon ta shkundë atë gjigand në agoni dhe dashtë Zoti, ta zgjojë, atëherë, Zoti e bekoftë Bordin e Paqes.

Z.President,

Ne përgëzojmë rolin tuaj vendimtar për të ndalur konfliktin pikëllues në Gazë dhe Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në forcën e stabilizimit me trupat e saj.

Në të njëjtën kohë, propozoj që ky Bord të ftojë të gjitha vendet të kontribuojnë drejtpërdrejtë me ndërtimin e një objekti  publik të dedikuar për fëmijët palestinezë.

Duke bërë kështu, bota do të ndihmonte fëmijët e Gazës që janë pengjet më të pafajshme të lunatizmit të Hamasit, të rriteshin me praninë fizike të vargut më të madh të duarve që ka shtrënguar bashkë njerëzimi ndonjëherë,  jo vetëm duke vendosur paratë, por po kështu duke sjellë dhe arkitektët e tyre në mënyrë që bota të transformojë një plagë të historisë në një oaz shprese, ku dhembshuria merr formë konkrete dhe e ardhmja merr formë rreth atyre që meritojnë më shumë, brezi i ardhshëm i palestinezëve.

Shqipëria do të ishte e privilegjuar të bëhej pjesë e këtij vargu.

Më lejoni shumë shkurtimisht t’ju tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur ,më pranë vendit tim, ku udhëheqja e Presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë, e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshjeje përfundimtare paqeje.

Presidenti i Kosovës, që, asokohe, u ndalua të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje, në praninë e presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte çfarë u bë nga ai prokuror sikar që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht.

Sot, Presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjet në një paraburgim nga një gjykate e posaçme në Hagë, e sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike, disa prej tyre të pranishme dhe këtu dhe që duhet t’u vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare.

Vetëm javën e kaluar, zoti President, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh  e tatimpaguesit e tij, kërkoi 45 vjet burgim për të, një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës.

Dhe në këtë moment ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu, i cili u ngrit nga qëndresa ndaj  spastrimit etnik për t’u shndërruar në një paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar nga një gjykatë që deri tani ka dështuar, në çdo hap t’u përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike.

Për hir të Zotit, z. President, le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish.

Edhe njëherë, ju falënderoj që përfshitë Shqipërinë në këtë nismë fisnike.

Duke qenë  miq të afërt me Izraelin dhe vendet arabe, shpresojmë fort të jemi një vlerë e shtuar e vizonit tuaj të jashtëzakonshëm.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
bordi i paqes rama Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Vatra në Mallakastër, ende aktive, vijon lufta me zjarret në disa zona të tjera të vendit

më shumë...

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e banorëve: Shteti ka qenë në këmbë, na kanë shpëtuar

më shumë...

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive zonat rurale mbeten pa përfaqësim

më shumë...

Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vjeçare me makinë, vogëlushja ndërron jetë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:35

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton...

8:14

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy...

7:38

Vatra në Mallakastër, ende aktive, vijon lufta...

6:53

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja...

6:33

Makth për vajzat e mitura në Ceuta,...

6:00

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon...

5:35

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra...

4:45

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400...

4:40

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas...

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

1:55

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk...

1:19

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin...

1:13

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive...

1:00

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën...

12:24

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria...

12:14

Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën...

12:07

Natë e vështirë për Krujën, flakët rrethuan...

Më të klikuarat

  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në Palasë i sh...
  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.