Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 May 2026
Vizion fokus

Këshilli i BE-së miraton 21 milionë euro shtesë për...

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën drejtuesi i...

Delegacioni i Katarit negocion me ministrin e Jashtëm të...

Këshilli i Sigurimit në OKB paralajmëron: Ka vonesa në...

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE, në...

Zelensky: Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në...

NATO fton presidentin e Ukrainës në samitin e Ankarasë,...

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet false që imitojnë...

Vuçiç: Serbia mund të jetë përparësi strategjike për SHBA-në

“Gjatë natës u godit një konvikt studentësh”, Putin akuzon...

Fitorja, rruga e vetme ndaj Andorrës! Kuqezinjtë sot duan tre pikët e para në kualifikuese, Sylvinho me ndryshime në formacion

24 Mars 13:03

Shqipëria luan sonte në mbrëmje në orën 20:45 duelin e dytë kualifikues për Kupën e Botës.

Pas humbjes 2 me 0 në debutim në Wembli kundër Anglisë, kuqezinjtë do të kenë përballë në stadiumin kombëtar Andorrën, skuadrën letër më të dobët të grupit K. Rivali ynë gjithashtu u mund në sfidën e parë eleminatore përballë tifozëve të vet 0 me 1 nga Letonia.

Nisur nga rezultati i sfidës në Londër, por mbi të gjitha nga kundërshtari që kemi përballë, e vetmja rrugë sonte në mbrëmje në shtëpinë tonë është fitorja. Skuadra është e plotë, siç e tregoi edhe stërvitja e fundit e zhvilluar në stadiumin Arena Kombëtare.

Të pranishëm me ekipin, normalisht, portieri Strakosha, por edhe Ismajli e Kumbulla, dy qëndërmbrojtësit që vinin me disa probleme fizike nga klubet e tyre dhe nuk u hodhën në fushë kundër Anglisë.

Mbetet për t’u parë nëse dikush prej tyre do të ketë minuta kundër Andorrës, megjithëse dyshja Ajeti-Gjimshiti bëri një ndeshje në përgjithësi të mirë në Wembli, pavarësisht se Ajeti bëri një gabim individual tek goli i dytë. Në krah nuk është se Silvinjo ka alternativa veç atyre që luajtën para 3 ditësh, Balliu nga e djathta dhe Naser Aliji nga e majta.

Dilemat dhe ndryshimet e mundshme që pritet të kryejë Silvinjo përfshijnë mesfushën dhe fazën ofensivë. Medon Berisha është gati për të marrë një fanellë titullari, por vështirë të kuptohet kush mund të jetë i sakrifikuari, Qazim Laci apo Ramadani.

Në pikëpyetje edhe Nedim Bajrami, që mund të zëvendësohet nga Ernest Muci, ndërsa në majë të sulmit kuotohet favorit Rey Manaj përpara Uzunit që luajti në Angli. Broja nuk ka ende mundësi të jetë shumë minuta në fushë, ndaj me gjasë mund të preferohet sërish të futet në fushë nga stoli.

Ndaj Andorrës kemi luajtur 7 herë gjithsej, duke siguruar 5 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Ndeshja sonte do të gjykohet nga austriaku Sebastian Gishamer.

Dueli tjetër i mbrëmjes në grupin K është ai mes Anglisë dhe Letonisë, dy ekipe që bashkëkryesojnë me nga 3 pikë pas ndeshjeve të para.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Sport
Tagged:
shqiperi-andorra Sylvinho: Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Indri i përgjigjet Sarës: Po të bie maska, Vanesa është treguar naive

më shumë...

“I ka humbur busulla”, Sara: Indri ka ndryshuar pas ikjes së Vanesës, nuk është real

më shumë...

Këshilli i BE-së miraton 21 milionë euro shtesë për ushtrinë shqiptare

më shumë...

“Nuk do kemi kontakte, as brenda as jashtë”, Blerina dhe Bujaka sqarojnë përplasjet mes njëri-tjetrit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:26

Indri i përgjigjet Sarës: Po të bie...

11:15

“I ka humbur busulla”, Sara: Indri ka...

11:02

Indri letër Vanesës, çfarë shkruhet në të,...

10:46

Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kreu i...

10:23

Këshilli i BE-së miraton 21 milionë euro...

10:04

“Nuk do kemi kontakte, as brenda as...

9:53

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën...

9:38

Delegacioni i Katarit negocion me ministrin e...

9:01

Nis Ferma VIP 3, surpriza dhe eliminime!...

8:35

Këshilli i Sigurimit në OKB paralajmëron: Ka...

7:52

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe...

7:35

Zelensky: Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund...

7:13

NATO fton presidentin e Ukrainës në samitin...

6:56

Zjarri në Panaja të Vlorës, flakët përhapen...

6:09

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet false...

5:52

Vuçiç: Serbia mund të jetë përparësi strategjike...

5:34

“Gjatë natës u godit një konvikt studentësh”,...

5:06

Tragjedi në Itali! 22-vjeçari shqiptar humb jetën...

4:47

Zbulohet data, ja kur do të mbahet...

4:32

Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s,...

Më të klikuarat

  • Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kreu i ri i Dhomës së...
  • 76-vjeçari me kamion futet në korsinë e kundërt, përplaset k...
  • A do të vazhdojnë të rriten qiratë në vend? Eksperti: Po shk...
  • Fier/ Kapet me dy kallashnikovë në banesë dhe municion lufta...
  • Protesta për shqipen në Shkup, ministri i Drejtësisë kundër...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.