E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Fitorja historike e opozitës, vijnë reagimet e para nga BE! Von der Leyen: Sonte, zemra e Evropës rreh më fort në Hungari

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Hungari, të cilat shënuan humbjen e kryeministrit Viktor Orbán dhe triumfin e sfiduesit Péter Magyar.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në platformën sociale “X”, menjëherë pas pranimit të humbjes nga ana e Orbán, Von der Leyen u shpreh se: “Sonte zemra e Evropës rreh më fort në Hungari”.

Gjatë viteve të fundit, Hungaria nën drejtimin e Orbán ka pasur përplasje të shpeshta me Komisionin Evropian lidhur me parimet e shtetit të së drejtës, pavarësinë e medias dhe qëndrimet ndaj ndihmës për Ukrainën.

Deklarata e Von der Leyen shihet si një sinjal i qartë i mbështetjes për kursin e ri politik të propozuar nga Péter Magyar, i cili gjatë fushatës premtoi rikthimin e Hungarisë në shoqëritë demokratike evropiane dhe bashkëpunim më të ngushtë me institucionet e bllokut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë