Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
17 June 2026
Vizion fokus

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më keni braktisur!

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin, si rrëzohet...

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që po ndodh...

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama...

Mbyllet protesta e 17-të para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e Europës janë...

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do të mbahet...

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet në ushtri...

Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodikut kundër dënimit...

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse godet jahtin...

Fitimet e investitorëve të huaj shënuan vlera rekord edhe në tremujorin e tretë të vitit

20 Dhjetor 13:34

Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri shënuan përsëri një vlerë rekord në tremujorin e tretë të vitit.

Të dhënat e Bilancit të Pagesave tregojnë se të ardhurat e investitorëve të huaj arritën vlerën e 257 milionë eurove, në rritje me 16.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shuma e të ardhurave nga investimi përfaqëson fitimet e shpërndara ose të riinvestuara të investitorëve të huaj në vendin tonë.

Për të gjithë 9-mujorin 2023 ato arritën vlerën e 719 milionë eurove, në rritje me gati 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. në Shqipëri për periudhën dhe këtë vit ka shënuar nivelin më të lartë historik.

Në kahun e kundërt, edhe flukset hyrëse të të ardhurave nga investimet (të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga investimet jashtë vendit) për 9-mujorin 2023 u rritën në 139 milionë euro, 53% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, bilanci neto i të ardhurave nga investimet ishte gjerësisht negativ në vlerën e 580 milionë eurove. Deficiti në këtë zë u rrit me 8.6% krahasuar me një vit më parë.

Duke qenë se investimet e huaja në Shqipëri janë shumë më të mëdha se investimet shqiptare jashtë vendit, qartësisht edhe bilanci neto i të ardhurave nga investimet ka qenë historikisht negativ.

Rritja e fitimeve të investitorëve të huaj në vitet e fundit mund të shpjegohet me disa faktorë.

Rimëkëmbja e shpejtë të ekonomisë pas pandemisë ka sjellë efekte pozitive edhe për ndërmarrjet e huaja që veprojnë në Shqipëri.

Megjithatë, një pjesë e mirë e rritjes mund t’i atribuohet forcimit të lekut në kursin e këmbimit me Euron. Për 9-mujorin 2023, kursi mesatar i këmbimit mes Euros dhe Lekut ishte 8% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në periudha të veçanta vjetore e kursit arriti deri në 14%.

Ndërmarrjet e huaja në përgjithësi i sigurojnë të ardhurat e tyre në Lekë, ndërsa fitimet për aksionerët i shpërndajnë në valutë të huaj. Forcimi i Lekut ka bërë që e njëjta sasi e monedhës vendase të përkthehet në një vlerë më të lartë në valutë të huaj, kryesisht në Euro. Për këtë arsye, mes aktorëve që kanë përfituar nga rënia e Euros në kursin e këmbimit, janë edhe investitorët e huaj.

Duke qenë se një pjesë e mirë e fitimeve nuk shpërndahen, por riinvestohen, forcimi i Lekut, në mënyrë të tërthortë, ka ndikuar edhe në rritjen e investimeve të huaja në vitet e fundit.

Fitimet e riinvestuara në vitet e fundit kanë marrë peshën kryesore në strukturën e investimeve të huaja direkte. Për 9-mujorin 2023, vlera e fitimeve të riinvestuara nga ndërmarrjet e huaja arriti në 575 milionë euro, 8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Fitimet e riinvestuara përbënin 53% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte për 9-mujorin 2023. /Monitor

Posted Under:
Aktualitet Ekonomi
Tagged:
investitoret e huaj Rritje Ekonomike

Nga e njëjta kategori

Avokati i familjes Osmani: Nuk kemi asnjë lidhje me dosjen “Aruba”, as me SPAK, po dëmtohemi në imazh

më shumë...

U plagos nga i kërkuari Violand Braçellari në Maliq, Hita vizion në spital efektivin Edison Adri: Nuk tërhiqemi asnjë hap përballë krimit!

më shumë...

“Bonus-Malus” drejt ndryshimit, deputetët shprehin kritika për rregullat e sigurimit të automjeteve

më shumë...

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet sërish nafta dhe benzina

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:45

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më...

10:17

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin,...

10:07

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që...

9:55

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë,...

9:30

Mbyllet protesta e 17-të para Kryeministrisë, qytetarët...

9:25

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e...

8:26

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do...

7:52

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet...

7:31

Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodikut...

7:18

Avokati i familjes Osmani: Nuk kemi asnjë...

7:00

Shpërthim me lëndë plasëse në Prizren

6:31

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse...

6:14

Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi...

6:09

Shenjat e Horoskopit që do të kenë...

5:38

Aksident në aksin Vlorë-Panaja, plagoset drejtuesi i...

5:30

Samiti i G7 në Evian të Francës,...

5:22

Furnizonte me armë organizatat kriminale në Evropë,...

5:10

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

5:04

Transferimi i miliona eurove të Ndranghetës, Camorrës...

4:41

Vetëvendosje shkon në 52 mandate! Diaspora, “lumë”...

Më të klikuarat

  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3
  • Detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i 45-vjeçarit zbriti ng...
  • Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën: Sa ke ndryshuar
  • “Është paqja ime”, Visi dedikim emocionues për bashkëshorten...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.