E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 05:05 Në vijim ora 05:05: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Fitime të çmenduara të Facebook nga reklamat në celularë

Rrjeti social Facebook ka dyfishuar të ardhurat nga reklamat ndërsa aktualisht, vetëm për tre mujorin e parë të vitit 2017, ka arkëtuar 8.03 mld dollarë amerikanë.

 

Lajmi është bërë i ditur nga vetë rrjeti social, i cili ka publikuar raportin e të ardhurave për tre mujorin e parë financiar të 2017-ës.

 

Reklamë

Sipas këtij dokumenti të ardhurat u rritën me 49% në 8.03 miliard dollarë, ndërsa fitimi me 76% në 3.06 miliard dollarë. Askush nuk e priste një sukses të tillë të Facebook. 83% e të ardhurave totale të kompanisë kanë ardhur nga reklamat mobile.

 

Dhe kjo nuk është për tu çuditur sepse Facebook ka 1 miliard përdorues aktivë në ditë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë