Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 July 2026
Vizion fokus

Ukraina dhe Holanda firmosin marrëveshje për mbrojtjen në Ankara

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

A do lirohen ish-krerët e UÇK? Befason studiuesi: Ja...

Çfarë fshihet në Hagë për gjyqin e Thaçit dhe...

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë për...

“O Fatos mos na lë në baltë…”, biseda e...

Enver Reçi zbulon në QUO VADIS bisedën me Fatos...

Rrëfimi i ish-deputetit në QUO VADIS: Si kalova nga...

“Ja çfarë fsheh Rama pas dyerve te selia e...

“Kjo sot s’është më PS”/ Rrëfimi me dhimbje i...

Fiter Bajrami, Veliaj: Ditë e mirë për besimtarët, por e trishtë për politikanët që duhet të reflektojnë

4 Qershor 14:14

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për ditën e Fiter Bajramit. I shoqëruar nga kandidatë për këshilltarë në Bashkinë e Tiranës, Veliaj zhvilloi një vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, nga ku edhe i përcolli urimet e tij kreut të këtij komuniteti, Bujar Spahiu.

 

Ai theksoi se ky është një muaj i jashtëzakonshëm solidariteti, ndërsa shtoi se të gjitha qendrat sociale kanë qenë të hapura për familjet në nevojë.

 

“Faleminderit të gjithë atyre që muajin e Ramazanit e kanë kthyer në një muaj të jashtëzakonshëm solidariteti. Nuk ka pasur qendër sociale, familje në nevojë, jetimë, njerëz në ndihmë ekonomike që nuk kanë marrë një paketë solidariteti nga Bashkia e Tiranës dhe anëtarët e Komunitetit Mysliman, të cilët kanë identifikuar të gjithë nevojtarët, që askush të mos mbetej pas, sidomos në këto ditë të veçanta”.

 

Kryebashkiaku bëri thirrje se kjo frymë solidariteti të vijojë gjatë gjithë muajve të vitit.

 

“Thirrja ime është që ta vazhdojmë këtë solidaritet. Dike nisur nga sot, vërtet u bë falja e Bajramit, por jeta vazhdon. Edhe pse nuk është Ramazan, është shumë e nevojshme, qoftë edhe me aksionin që filluam sot në ndihmë të qytetarëve në Korçë, në zonën e Floqit, ku ka pasur tërmete, çuam tre kamionët e parë. Kemi ende nevoja, sidomos për të moshuarit. Ky është një moment fantastik për të vijuar këtë frymë çdo ditë, duke filluar nga ora e parë pas faljes së Bajramit”.

 

Veliaj theksoi se ky 4 qershor është një ditë e mirë për besimtarët, por jo për politikanët, të cilët duhet të reflektojnë.

 

“Tek të gjitha dyert e komuniteteve fetare keni parë politikanë që predikojnë pafundësisht për harmoni fetare e vëllazëri. Komunitetet fetare kanë pasur vëllazëri prej 100 vitesh. Por, njerëzit më sherrxhinj, më të përçarë dhe më helmaxhinj në shoqërinë tonë, iu japin mend komuniteteve për harmoni, e pasi japin mend, kalojnë në anën tjetër të rrugës dhe qëllojnë me molotov e tulla vëllezërit e tjerë shqiptarë, me uniformë policie. Ndaj, sot është një ditë e mirë për besimtarët, por një ditë e trishtë për politikanët, që besoj duhet të reflektojmë”.

 

Ai shtoi se është koha për të nxjerrë mësime nga komunitetet fetare, duke marrë mësime nga ata që vëllazërinë e kanë kthyer në mënyrë jetese, dhe jo nga ata që thonë fjalët e duhura, por pasi kalojnë trotuarin bëjnë veprimet e gabuara.

 

“Nuk mund t’i predikojmë për harmoni Monsinjorit dhe Imamit, ndërkohë që vetë nuk ulemi të flasim, nuk përqafojmë njëri-tjetrin, shkojmë në shtëpi e rrahim gratë, shkojmë në stadium e rrihemi me njëri-tjetrin. Është shumë e rëndësishme që të jetojmë jetën që predikojmë. Nëse predikojmë këtë jetë dhe japim këto mesazhe, duhet t’i japim njësoj si nga kjo anë e trotuarit, edhe nga ana tjetër, ndryshe do hyjmë në histori si hipokritë. Ndaj, unë besoj se detyra e secilit prej nesh është që të jetojë jetën që predikon, të nxjerrë mësime nga komunitetet fetare. Sot është koha të ulim kokën dhe të marrim mësim nga ata që vëllazërinë e kanë kthyer në mënyrë jetese dhe jo nga ata që thonë fjalët e duhura, por pasi kalojnë trotuarin bëjnë veprimet e gabuara. Paçi të gjithë më shumë dashuri, më shumë fokus te familjet tona”.

 

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Albina Nanaj, e cilësoi ditën e sotme si një festë shprese, bashkimi dhe solidariteti. Teksa uroi gjithë besimtarët, Nanaj apeloi për më shumë solidaritet dhe bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Posted Under:
Sociale
Tagged:
Bajrami Kmsh Urim Veliaj

Nga e njëjta kategori

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

më shumë...

Arsimi rrezikon krizën për mësues, të vjetrit po dalin në pension, vështirësi për zëvendësimin e tyre

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e martë

më shumë...
Mirela Kumbaro

Hapen regjistrimet për klasat e para, Kumbaro: Prindrit t’i çojnë fëmijët në shkollat pranë vendbanimit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:41

Ukraina dhe Holanda firmosin marrëveshje për mbrojtjen...

10:27

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është...

10:17

A do lirohen ish-krerët e UÇK? Befason...

10:09

Çfarë fshihet në Hagë për gjyqin e...

10:08

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në...

9:56

“O Fatos mos na lë në baltë…”,...

9:43

Enver Reçi zbulon në QUO VADIS bisedën...

9:30

Rrëfimi i ish-deputetit në QUO VADIS: Si...

9:23

Truri rinohet duke mësuar më shumë gjuhë...

9:19

“Ja çfarë fsheh Rama pas dyerve te...

9:14

“Kjo sot s’është më PS”/ Rrëfimi me...

9:07

Njihuni me cilësitë që i karakterizojnë njerëzit...

8:23

Franca rihap ambasadë në Damask

8:04

Zelensky në takimin me Rutte: Sistemet Patriot...

7:21

Berisha takim me të përndjekurit politikë: Inxhinierë...

7:21

“O ma, o ma”, nëna e 17...

7:12

“Gënjeshtër me bisht akrepi”, Rama: Shteti dha...

6:59

Rutte: Rusia po derdh gjithë buxhetin në...

6:42

EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet...

6:27

“E dua shumë”, Trump zbut tonet ndaj...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • “O ma, o ma”, nëna e 17 vjeçares së dhunuar: Nuk do t’i fal...
  • EKSKLUZIVE/ “Po vijnë, do më rrahin”, flet nëna e 17-vjeçare...
  • Dhunimi i 17-vjeçares nga tre adoleshentet, nëna e dhunueses...
  • Rama publikon pamjet nga stadiumi i ngritur për koncertin e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.