Vendimi që shpëtoi Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm prodhoi shumë reagime nga mazhoranca dhe opozita. E cithë kjo situatë duket se më shumë prek policët, të cilët  ende kanë në memorie masakrimin që Dajtiu iu bëri 10 vjet me parë 4 kolegëve të tyre.

 

Këtë të hënë ata kanë kërkuar ndjekje penale per 5 gjyqtarët që dhanë vendimin.  Për të dhënë më shujmë detaje rreth kësaj situate në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë kreu i Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta.

 

Fishta është shprehur se vendimi i gjykatës është një fyerje për pujn ën e policisë, dhe që ato sdo ta lënë me kaq këtë çështje.

 

“Vendimi i Gjykatës për Dajtin, ishte një dënim i dytë me vdekje ndaj katër punonjësve të policisë, pra lirimi i Dritan Dajtit do të thotë se punonjësit janë ridënuar me vdekje nga vetë Gjykata. Të gjithë punonjësit e policisë janë të indinjuar nga një vendim i tillë absurd i paprecedendë i Gjykatës së apelit i cili nga katër dënime me burg përjetë, në një gjykim  të përshpejtuar duke shkelur procedurën jep një dënim deri në 25 vjet.”

 

Si e pritet vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda për ti hequr burgimin e përjetshëm Dritan Dajtit?

 

Vendimi i Gjykatës për Dajtin, ishte një dënim i dytë me vdekje ndaj katër punonjësve të policisë, pra lirimi i Dritan Dajtit do të thotë se punonjësit janë ridënuar me vdekje nga vetë Gjykata. Të gjithë punonjësit e policisë janë të indinjuar nga një vendim i tillë absurd i paprecedendë i Gjykatës së apelit i cili nga katër dënime me burg përjetë, në një gjykim  të përshpejtuar duke shkelur procedurën jep një dënim deri në 25 vjet. Ne nuk e prisnim një vendim  të tillë, që jë gjykatë shqiptare që akoma nuk është tharë gjaku i punonjësve të policisë që numri I të vrarëve ka arritur në 264 të vrarë të shpallur dëshmor do të thotë që tu heqësh titullin e këtyre të katërve, nga gjykata duke i dhënë drejtësi një krimineli.

 

Cilat kanë qenë reagimet në rradhët e policëve të thjeshtë, atyre që çdo ditë përballen me krimin në rrugë?

Çdo punonjës policie e shikon si tradhëti nga drejtësia të policisë së Shtetit. Reforma në drejtësi duhet të jetë kapitale duhet të jetë e tillë që çdo gjyqtar duhet të dalë para drejtësisë për çdo shkelje që ka kryer dhe që vijon të kryej.

 

A i dekurajon aksionet e policisë ky vendim i drejtësisë për Dritan Dajtin?

 

Vendimi i gjykatës jo vetëm që dekurajon  aksionet e policisë por ul performancën në nivelin maksimal të punonjësve të policisë. Punonjësit e policisë tashmë n uk mund të jenë të motivuar për të kthyer detyrën pasi vetë rasti konkret tregon se çdo sakrificë e tyre demotivohet nga një vendim i tillë absurd si një vendim gjyqësor i tillë, që gjykata del në krahë të krimit.

 

Ju e shikoni këtë vendim  si një vendim të paprecedentë i cili duhet të ketë një zgjidhje apo reagim?

 

Zgjedhja është e dyanshme në radhë të parfë duhet të vendosim para drejtësisë persona që duhet tu gjendet shkaku sigurisht ndjekje penale, dihen proceduarat dhe ministri I Brendshëm duhetkesën në Prokurori për të filluar hetimin ndaj këtij trupi gjykues të paprecedentë, dhe normalisht edhe ne do të qëndrojmë afër dhe e gjithë policia e Shtettit do të jetë pranë këtij hetimi.

 

Sa besim keni ju se do të hetohet rasti I 5 gjyqtarëve ndërkohë që prokuroria ka bërë vetëm një deklaratë deri më tani dhe ka thënë se do të preket zbardhja e vendimit për tu dërguar në Gjykatë e Lartë

 

Kjo do të krijojë një precedent të dytë në qoftëse nuk do të gjykohet dhe të hetohet në mënyrën më konseguente, pasi do të krijojë precedent të dytë sepse punonjësve të policisë ju lind e drejta që nëse shikojn ë se shteti nuk funksionon atëherë ato vetë do të mbrohen në situate të tillë.

 

A mund të përballemi me rastin e një drejtësie të vonuar për çështjen e këtyre gjyqtarëve?

 

Sigurisht përballemi me një drejtësi të vonuar dhe ajo dihet se ajo është drejtësi e mohuar, por gjithsesi punonjësit e policisë do të kenë kurajon dhe durimin për të pritur vendimet përfundimtare që do të jenë qofshin reformat në drejtësi apo me procesin që duhet të fillojë patjetër ndaj këtij trupi gjykues apo kushdoqoftë që tradhëton interest në radhë të parë të shtetit, sepse janë taksapaguesit të cilët paguajnë edhe për drejtësinë dhe janë ato që kërkojnë siguri, dhe kjo siguri nuk vjen nga vendime të tilla duke u bërë palë me krimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *