Subscribe

Qeveria shqiptare konkretizoi marrëveshjen me qeverinë gjermane për rehabilimin e konvikteve në “Qytetin Student”, një nga kërkesat e studnetëvë që protestojnë prej ditësh në kryeqytet.

 

Projekti  në total kap vlerën e 18 mln eurove, dhe parashikon rikonstruksionin e 9 godinave.

 

Por sipas ministrit Ahmetaj, qeveria do të negociojë për gjetjen e fondit për rikonstruksionin e të gjitha godinave për studentët.

 

 

Marrëveshja është nënshkruar me ambasadoren gjemane në Tiranës nga dy ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri.

 

Nga ana tjetër qeveria ka miratuar edhe një tjëtër marrëveshje me qeverinë  franceze për mbështetje në sektroin energjetik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *