Pas Suedisë dhe Danimarkës, edhe Finlanda ndaloi përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 nga kompania  Moderna tek të rinjtë.

 

Vendimi vjen pas raportimeve për një efekt anësor të rrallë kardiovaskular, kryesisht tek meshkujt.

 

Drejtoresha e institutit shëndetësor finlandez bëri të ditur se djemtë që i përkasin grupmoshës 12 deri në 30 vjecc, do të vaksinohen me produktin e kompanisë Pfizer.

 

 

MIKA SALMINEN

INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK, FINLANDE

 

“Një studim nordik që përfshin Finlandën, Suedinë, Norvegjinë dhe Danimarkën zbuloi se burrat nën moshën 30 vjeç që morën injeksionin e prodhuar nga komoania Moderna, kishin një rrezik pak më të lartë se të tjerët për të zhvilluar miokardit”.

 

Komiteti i sigurisë i Agjencisë Evropiane të Barnave, në muajin korrik arriti në përfundimin se kushte të tilla inflamatore të zemrës mund të ndodhin në raste të rralla tek djemtë më të rinj se 30 vjecc, pas vaksinimit me dozën e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *