Subscribe

“Kush i financon partitë”, kjo ishte tema e emisionit e cila shkaktoi debat mes të ftuarve këtë të mërkurë në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

E pyetur nga moderatorja Borakaj nëse ka patur raste kur partitë politike janë hetuar për para të pajustifikuara, ish-Kryeprokurorija e Tiranës, Elisabeta Imeraj, theksoi se ka qenë rasti i PD-së, ndërsa sqaroi se hetimi nisi për mostransparencë.

Ajo deklaroi se hetimet nuk u bënë për financim rus siç u shit në media, por për mungesë transparence.

Dua të theksoj që sa herë ka zgjedhje, prokuroria nis vëzhgimin për partitë mbi tranpsarencën. Ka patur një nisje hetimi për PD-në, por nuk u bë për rublat ruse, pra jo për origjinën e parave siç u nisën në media, por për mungesë transparence”, u shpreh Imeraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *