Subscribe

Partia demokratike eshte terhequr nga ideja e financimit te partive plotesisht nga buxheti I shtetit duke propozuar nje formule mikse mes fondeve shteterore dhe atyre private.

Opozita ka propozuar nje ligj te plote per financimin, duke synuar nga njera ane garantimin e mbeshtetjes financiare per partite dhe nga ana tjeter mekanzima per transparencen e mbledhjes se fondeve e shpenzimet e partive, vecanerisht gjate fushates zgjedhore.

Aktualisht vetem 10% e shumes qe shpenzojne partite vjen nga buxheti I shtetit dhe 90% nga financimi privat, raport qe pd synon ta permbyse duke propozuar edhe trefishimin e fondeve qe buxheti I shtetit jep per fushaten elektorale

 

OERD BYLYKBASHI

 

ANETAR I GRUPIT TE PUNES, PD

 

Propozimi që bën opozita e bashkuar është një reduktim drastik i financimit që merret nga burimet private, duke çuar në standarde ndërkombëtare në raportin 66% të financimit nga burimet shtetërore dhe 33% nga burimet private; duke vënë një numër kufizimesh të forta në lidhje me ata që mund të financojnë.

 

Socialistet kane pranuar te rrisin kontributin e buxhetit te shtetit, megjithate niveli I mbeshtetjes financiare do te jete pjese e diskutimeve.

 

Nje tjeter ceshtje qe eshte diskutuar ne mbledhjen e reformes eshte edhe problematika e listave te zgjedhesve, sistemit te adresave dhe dokumentave te identifikimit, per te cilat jane degjuar perfaqesues te ministrise se brendshme.

 

OERD BYLYKBASHI

 

Listat e zgjedhësve manipulohen në mënyrë dramatike nga kryetarët socialistë të bashkive, me urdhrin e qartë që vjen nga Kryeministri për të fituar 800 mijë votat që i duhen Kryeministrit, dhe duke transferuar zgjedhësit, siç keni parë në Durrës, në Kavajë, në Elbasan dhe në qytetet të tjera dhe duke i regjistruar zgjedhësit fantazëm nëpër karabina pallatesh të papërfunduar apo nëpër kontejnerë, apo edhe nëpër lulishte; vetëm e vetëm që kandidatët që kërkon qeveria socialiste të zgjedhë të jenë ata që fitojnë, duke bërë transferim turistësh zgjedhorë nga një bashki në një bashki tjetër.Sot kuptuam qartë që qeveria nuk ka asnjë masë që të garantojë që zgjedhësit të votojnë aty ku kanë vendbanimin dhe gjithashtu nuk ka marrë masa që të pajisë të gjithë shtetasit shqiptarë me dokumente identifikimi të vlefshëm për ditën e zgjedhjeve.

 

E diela e ardhshme shenon afatin e fundit per mbylljen e reformes zgjedhore, megjithate Gjiknuri ka sqaruar se 15 marsi nuk shenon diten kur reforma kalon ne parlament.

 

 

Grupi I punes do te mblidhet serish te premten per te diskutuar ndoshta ceshtjen me te debatuar publikisht, ndryshimin e sistemit zgjedhor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *