Propozimi nga administrate e KQZ për t’i dhënë edhe 10 ditë kohë partive politike të depozitojnë në Komision dokumente shtesë për shpenzimet gjatë fushatës së zgjedhjeve, ka shkaktuar tension.

 

Për nënkryetarin Denar Biba, propozimi nuk ka asnjë bazë ligjore dhe gjithçka bëhet për të futur në ligjshmëri PD-në e cila nuk ka deklaruar kontrata lobuese në Shtetet e Bashkuara.

 

Por kreu i Komisionit Klement Zguri tha se 10 ditët shtesë nuk presupozojnë rivendosje në afat të deklarimit të shpenzimeve.

 

Qëndrime të ndryshme patën edhe përfaqësuesit ligjor të PS-së dhe PD-së .

 

Pas akuzave të PS-së se partia më e madhe në opozitë ka bërë kontratë lobuese në SHBA me vlerë afro 1 milionë dollarë, Prokuroria ka nisur hetimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *