E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Financial Times: Shqipëria, një nga sezonet më të mira turistike

Revista prestigjioze “Financial Times” e vlerëson Shqipërinë si një nga vendet që po përjeton një nga sezonet më të mira turistike.

 

Ky vlerësim është publikuar në faqen zyrtare të ministrit të turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

 

Reklamë

Kreu i Turizmit ndan me ndjekësit e tij në rrjete sociale këtë vlerësim. “Shqipëria po përjeton një nga sezonet më të mira turistike, me turistë që u drejtohen jo vetëm plazheve të Adriatikut dhe të Jonit, por edhe turizmit të aventurës në zonat e paprekura malore.”– shkruan Financial Times duke publikuar një foto të muzgut në liqenin e Bizës .

 

Mediat e huaja kanë shkruar jo pak turizmin në Shqipëri gjatë kësaj vere duke shkruar me nota positive për destinacionet që ofron.

 

Qeveria shqiptare ka ndjekur këtë vit një politikë fiskale nxitëse për turizmin elitar dhe agroturizmin për të nxitur turizmin alternativ si një mbështetje e fortë për turizmin klasik të detit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë