Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 April 2026
Vizion fokus

Tërmeti i fortë godet Japoninë, paralajmërim për cunami

Ministria e Jashtme iraniane: Nuk ka plane për bisedime...

Zjarr masiv shkatërron fshatin bregdetar në Malajzi, mbi 9...

Anëtarët e Hamasit abuzojnë s*ksualisht dhe shantazhojnë vejushat e...

Fati i armëpushimit dhe bisedimeve për paqe mbetet i...

Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

Zyrtari iranian: Ngushtica e Hormuzit nuk do të dorëzohet...

Deklarata e Trump për sekuestrimin e një anijeje iraniane,...

Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushtica e...

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

Finalja e Ferma VIP 2, monologu i Luana Vjollcës që nuk duhet humbur: Nga autoironia te komentet epike mbi fermerët!

20 Qershor 21:20

“Zemra që rrahin me pasion, për një ëndërr. Për ata që besojnë tek kjo. Në çdo rrugëtim, ku çdo frymëmarrje, çdo sakrificë është një hap më afër qëllimit, sepse kur pasioni përmbush zemrën, nuk ka rrugë të gjatë ose të vështirë. Mirëmbrëma nga finalja e Ferma VIP 2″.

Kështu nisi spektaklin e finales së Ferma VIP moderatorja Luana Vjollca.

Një fjalim i ndjerë, me mesazhe të forta, ku nuk munguan as emocionet personale, falënderimet për publikun, dhe një përmbledhje e veçantë e momenteve më të paharrueshme të këtij edicioni.

Nga dashuritë e papritura, tek komentet epike mbi fermerët, nga humori tek autoironia, Luana solli për publikun një retrospektivë, duke na kujtuar pse Ferma VIP mbetet një nga spektaklet më të ndjekura në vend.

Luana Vjollca: Për herë të parë pas shumë vitesh, unë kam emocione. Nuk e di nga se. Këto emocione do të ishin të pamundura pa suportin e publikut. Faleminderit nga zemra që na keni suportuar, ndjekur, klikuar dhe shumë mirë keni bërë që na keni kritikuar. Nuk duhet të harrojmë që duartrokitjet na mbushin shpirtin me dashuri, por kritikat na mbushin mendjen me mendime për t’u përmirësuar.

Dua të kthehem pas në kohë dhe të përhumbemi pak në kujtime. Për shembull, atëherë kur Alba pushtoi rrjetin duke kërkuar besën nën jorgan, edhe kur Limi vendosi të rendte pas saj për t’u ndarë vetëm dy javë më vonë. Kur Ester, edhe pse me dy vëllezër në shtëpi, kërkonte një tjetër vëlla. Edhe kur Nenna na shpalosi talentin e saj, në masazh. Gania, që nuk është sonte këtu, dhe programi i tij që nuk e bëri kurrë. Kur për Nur nuk ngriheshin drone, por helikopterë. Elinara dhe dashuria e saj për kafshët, por të jemi të sinqertë… edhe për Erandin.

Le të kujtojmë Albin që mirëpriste vajzat te ura me poezi, por asnjërën nuk e bëri për vete. Edhe Miss Keisi, që më shumë pati përplasje me Zhakun se sa me fermerët. Ah, është edhe Daniela me Yllin, që hynë çift dhe dolën vetëm nga kjo eksperiencë. Kuptohet, jo me njëri-tjetrin.

Kemi dhe Federikun, që në këtë finale nuk do e takoj dot mamin tim. Ronin, që më shumë e njohëm nga përmendjet që i bënte Big Mama në fermë, se sa si fermer. Dhe Albanon, që kur unë vendosa t’i komplimentoj kaçurrelat e tij, vendosi t’i presë flokët. Kam edhe opinionistët në fakt, që nuk i mora vesh kurrë nëse janë miq apo armiq.

Dhe në fund… unë, që më shumë fola për veten, se sa për të lartpërmendurit!

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Ferma Vip 3 Gossip Showbiz
Tagged:
Ferma VIP finale luana vjollca Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Tërmeti i fortë godet Japoninë, paralajmërim për cunami

më shumë...

Ministria e Jashtme iraniane: Nuk ka plane për bisedime të reja me SHBA-në, ata shkelën armëpushimin që nga fillimi

më shumë...

Një i arrestuar dhe dy zyrtarë nën hetim në Dibër, 49-vjeçari bullgar u kap me 21 dokumente të falsifikuara

më shumë...

Si duhet ta merrni vitaminën D që të përthithet sa më mirë nga organizmi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:10

Tërmeti i fortë godet Japoninë, paralajmërim për...

10:46

Ministria e Jashtme iraniane: Nuk ka plane...

10:26

Një i arrestuar dhe dy zyrtarë nën...

10:17

Si duhet ta merrni vitaminën D që...

10:02

Zjarr masiv shkatërron fshatin bregdetar në Malajzi,...

10:01

Anëtarët e Hamasit abuzojnë s*ksualisht dhe shantazhojnë...

9:53

Vijon zjarri në landfillin e Bushatit, zjarrfikësit...

9:49

Fati i armëpushimit dhe bisedimeve për paqe...

9:11

Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari...

8:59

Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

8:55

Zyrtari iranian: Ngushtica e Hormuzit nuk do...

8:40

Deklarata e Trump për sekuestrimin e një...

8:31

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit,...

8:17

Horoskopi sot: Java nis me mundësi të...

7:58

Moti sot: Reshje shiu në disa zona,...

10:46

Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga...

10:29

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

10:08

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane...

9:46

Vitamina D, ja kur dhe si ta...

9:07

Zjarri në Landfillin e Bushatit, vijon ndërhyrja...

Më të klikuarat

  • Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte natyrë...
  • Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids, mjekët apelojnë për kr...
  • Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë
  • Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj jep urdhr...
  • Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati i seancës në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.