Operacioni policor i koduar “Game Over” ka përfunduar me arrestimin e dy shtetasve, një 27-vjeçar dhe një 30-vjeçar, banues në Cakran.
Ata u kapën në flagrancë në fshatin Cakran, në lokal “Bar-bilardo” të marrë me qira nga shtetasi E. R., ku po zhvillonin veprimtari të jashtëligjshme, duke vënë baste sportive përmes celularëve të tyre.
Telefonët e dy të arrestuarve u sekuestruan si prova materiale. Po ashtu, u konstua se shtetasi E. R. po ushtronte aktivitetin e lokalit pa licencë dhe pa u regjistruar në organet tatimore. Ky operacion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të policisë për të luftuar veprimtaritë e paligjshme në fushën e lojrave të fatit.
/vizionplus.tv





