E martë, 29 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Filtra për rrjetet sociale, Muzhaqi: Masa dhe kontrolle jo vetëm për TikTok

Pavarësisht vendimit të qeverisë për të mbyllur për një periudhë njëvjeçare aplikacionin TikTok, të rinjtë duket se kanë gjetur një alternativë të re. Claipper është aplikacioni që po fiton gjithnjë e më shumë përdorues.

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, në një intervistë për Vizion Plus, tha se po punohet për të përmirësuar filtrat dhe kontrollin e përmbajtjes në këto platforma.

Reklamë

“Në fakt, programe të tilla si ato të ekipeve sportive apo aktiviteteve të tjera kanë për qëllim që fëmijët të shpenzojnë kohën pas mësimit në mënyrë produktive, duke u shkëputur sadopak nga tabletat. Për filtrat po përpiqemi që t’i forcojmë dhe të rrisim kontrollin. Kjo është e rëndësishme për fëmijët e vegjël, por kërkon vëmendje nga të gjithë ne për atë që i lejojmë fëmijët të bëjnë në kohën e lirë,” deklaroi Muzhaqi.

Ministrja theksoi gjithashtu mbështetjen për programet sportive në shkolla, duke përfshirë volejbollin dhe basketbollin.

“Mbështetja për programin e ekipeve sportive do të vazhdojë me të njëjtin ritëm. Do të aktivizojmë 12 mijë fëmijë në 826 ekipe në volejboll dhe basketboll. Mbështetja do të jetë si në aspektin material ashtu edhe në trajnimin që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë,” shtoi Muzhaqi.

Vendimi për bllokimin e TikTok-ut u njoftua nga Kryeministri Edi Rama pas një ngjarjeje tragjike ku një 14-vjeçar humbi jetën, çka nxiti masa të reja për mbrojtjen e të miturve në internet.

Më shumë video

Reklamë