Subscribe

Ditën e sotme ka filluar  nisi zbatimi i amnistisë penale. Pas një vizite  në burgun e Rrogozhinës, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi se do të përfitojnë rreth 800 të dënuar.

Ministri theksoi se asnjë zyrtar i lartë, i cili është dënuar nga GJKKO, nuk përfiton nga amnistia penale.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai tha më tej se buxheti i shtetit kursen 30 milionë euro nga kjo amnisti.

“Përfituese janë 15 gra, ndërsa 9 të tjera përfitojnë ulje dënimi. Urimi im shkon për familjet e tyre, por edhe për ata. Uroj të ketë bashkim normal, t’i kthehen punës së ndershme. Kjo ishte porosia që dhashë te një grup të dënuarish, mos e ktheni kokën mbrama, mbi çdo gjë është familja. Dua të falendroj edhe drejtorinë e përgjithshme të burgjeve, që përgjatë kësaj kohe, kanë përpunuar dokumentacionin e 1600 personave. Ky proces do të vazhdojë. Shifrat, kategoritë e personave do t’i merrni në ditët në vijim, asnjë zyrtar i lartë që aktualisht vuan dënimin, nuk përfiton nga kjo amnisti. Me ulje dënimi, janë një numër sa gishtat e një dore, lirohen me ulje dënimi, Kategori përfituese të zyrtarëve të lartë, nuk ka. Kostoja për një të burgosur është 36.5 euro, buxhetit të shtetit i kursen 30 milionë euro”, tha Manja. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *