E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Fiket zjarri në kodrat e Vloçishtit, shpëtohen tre stalla me bagëti

Një zjarr i përhapur mesditën e sotme në kodrat pranë fshatit Vloçisht u vu nën kontroll pas një ndërhyrjeje të shpejtë të shërbimit zjarrfikës të bashkisë dhe ndihmës së banorëve të zonës.

Flakët, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, rrezikonin disa stalla me bagëti, por falë reagimit të koordinuar u arrit të shmangen dëmet e rënda. Tre stalla me dhjetëra krerë bagëti të imta u shpëtuan, duke evituar humbje të konsiderueshme për familjet e fshatit.

Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar ne kete stine me temperatura te larta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë