E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Fier/ Tentoi të vrasë me armë 32-vjeçarin, pranga autorit dhe dy të afërmve të tij

Polica e Fierit ka arrestuar një 35-vjeçar dhe dy të afërmit e tij, pasi tentoi të vriste me armë zjarri një 32-vjeçarin me iniciale A.Y. Ngjarja është shënuar në fshatin Kreshpan.

Në pranga përfundoi E. M., 35 vjeç, i cili ishte larguar nga vendngjarja dhe dy të afërmit e tij, F. M., 69 vjeç dhe Z. M., 47 vjeç, të cilët e kishin ndihmuar autorin duke i fshehur armën me të cilën ai kishte tentuar të kryente vrasjen. Ata u arrestuan në flagrance për moskallëzim krimi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e krimit dhe 80 fishekë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë