Subscribe

Një tjetër sasi prej 391 kg lëndë narkotike është sekuestruar nga policia e Fierit dhe e Shkodrës në tre operacione të ndryshme këtë të hënë, ndërsa janë vënë në pranga 13 persona dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Blutë e Fierit sekuestruan gjithashtu edhe 425 fara bime kanabis, 1 armë zjarri gjysmë automatike dhe 75 fishekë. Droga u gjet e fshehur nga policia në banesat e tre prej të arrestuarve. Ndërsa në Shkodër, policia sekuestroi 37 kg hashash, ndërsa ka shpallur në kërkim poseduesit e saj. Edhe në këtë operacion lënda narkotike ishte e fshehur në banesën e dy personave qe tashme janë në kërkim. Në Kurbin, policia zbuloi 11 kg kanabis dhe arrestoi 2 persona. Ata dyshohen edhe si poseduesit e 15 thasëve të mbushur me mbetje të bimëve narkotike kanabis sativa të gjetur dje te Hidrovori në Adriatik, Kurbin. Të arrestuarit janë Nikoll Koca, 25 vjeç, dhe Rajmond Prenga, 21 vjeç. Lënda e dyshuar narkotike e ishte e futur në 2 thasë të zinj, e fshehur në mjet.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *