Një 66-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një aksidentet mëngjesit e së hënës në aksin rrugor Fier-Patos. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Patosit, ndërsa viktima është Kozma Boçova nga fshati Grecalli i Fierit. Sipas policisë ky i fundit mësohet se është përplasur për vdekje nga një automjet tip Tojota me targa AA876 OF ndërsa po kalonte rrugën. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, Bako Telha 25 vjeç. Grupi hetimor në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *