Drejtoresha e ISHP Albana Fico tha se është bërë një punë shumë e mirë nga ekipi mjekësor dhe Profesorati i Universitetit të Mjekësisë, ekspertet e ISHP si dhe qeveria për përballimin e një pandemie ndryshe nga ato të mëparshmet.

Fico shtoi se Covid 19 ka pasur vështirësi më të mëdha në raport me pandemitë e kaluara I ka kapur në befasi të gjithë pasi nuk ishte parë kurrë që një popuj dhe vende në të gjithë botën të mbylleshin për të tentuar ndërprerjen e zinxhirin të infektivit në mungesë të trajtimeve me antibiotike apo të një vaksine.

Fico tha se aktualisht në Shqipëri nuk ka mungesë të pajisjeve mjekësore në spitale dhe kjo nuk vjen si pasojë e fluksit jo të madh të pacienteve, por sepse janë marrë masat e duhura nga qeveria.

Nuk kemi mungesa në pajisje mjekësore në Shqipëri.Sot spitalet Covid 19 në Shqipëri I kemi nën kapacite per fat te mire sa i takon pacienteve që kanë ardhur, jemi afërsisht 14% e maksimumit.Megjithatë fakti që nuk kemi mungesë të pajisjeve mjekësore nuk kanë lidhje me kapacitetet.Por sepse ka pasur përgjegjësi nga institucionet dhe përgjegjësi nga qeveria për tiu përgjigjur maksimalisht dhe në kohë reale, nevojave që ne na duheshin. Tonelata me pajisje mjekësore janë shpërndare , aparate respiratore janë marrë dhe do të blihen sërish.

Drejtoresha e ISHP tha edhe shifra që lidhen me situatën aktuale të epidemisë.

“Në ditën e 40 të epidemisë në vendin tonë mund të flasim me optimizëm. Ne kemi sot që flasim 283 të shëruar. Për ditën e 6 me radhë kemi më shumë të shëruar sesa paciente të rinj të zbuluar. 84% e pacienteve ose janë shëruar ose janë në veteizolim. Vetëm 11% janë në spitale.”

Fico shtoi se protokollet e ndjekjes se pacienteve ne spitale dhe ne shtepi gjate kesaj kohe ne vendin tone jane te njejta me ato qe ndiqen ne vendet me te rendesishme ne bote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *