Subscribe

 

Dita e verës mbushi si çdo vit rrugët dhe sheshet kryesore të Elbasanit.

 

I kthyer në kryeqytetin e festimeve, Elbasani mirëpriti sot edhe mijëra njerëz të ardhur edhe nga qytete të tjera. Festimet nisën me paradën e karnavaleve të fëmijëve të shkollave 9 vjeçare.

 

Shumë njerëz kanë vendosur në duart edhe veroret. Qytetarët ndërkohë kanë vizituar edhe panairin e ditës së verës.

 

Por ëmbëlsira simbol e ditës së verës është padyshim ballokumja.

Elsa Cingolli dhe Eni Fortuzi e kanë nisur ditën pikërisht duke e gatuar atë për familjarët dhe vizitorët.

Elsa dhe Eni tregojnë se iu janë dashur disa ditë që të përfundojnë ëmbëlsirat e festës

 

Zakonisht, një pjesë e ëmbëlsirës së ballokumes dërgohet tek të afërmit dhe miq të cilët nuk janë nga Elbasani. Dita e verës është një festë pagane e cila shënon largimin e dimrit dhe mbërritjen e ditëve të ngrohta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *