Besimtarët bektashinj festojnë 95 vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri, pas largimit nga Turqia. Në një ceremoni ku morën pjesë të gjithë përfaqësuesit e feve në Shqipëri, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, nënvizoi se besimtarët presin këtë vit miratimin e statusit juridik të Urdherit Bektashi
“Shpresojmë një vit i filluar me këto shenja të jetë vit i përmbushjes së domosdoshmërisë për stabilizimin e Statutit juridik të Urdhrit Bektashian.”, tha Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj.
Lexo edhe :
Related Posts
Kryeministri Edi Rama përsëriti premtimin se Kryegjyshata Botërore do të ketë një status të posacëm, duke sjellë në vëmendje të gjithë kontributin e bektashinjve në historinë e kombit shqiptar.
“Ky komunitet është në rrugët e shuarjes, është diçka që po ndodh para syve tanë dhe prandaj historia e bektashive është në vetvete thirrja imponuese për ti dhënë selisë përmes një statusi të ngjashëm me të Vatikanit, fuqinë e një embleme, e cila nuk do përçajë askënd, e cila nuk do kërcënojë askënd, e cila nuk do vërë në cenim integritetin territorial të Shqipërisë, se ca nuk dëgjon njeri nga shqipot kur do të bëjë ndonjë punë që të tjerët se kanë bërë. Shqipëria është shtet unitar, edhe Italia është unitar, por i ka nja tre realitet brenda saj me statuse të tilla”, tha Rama.
Sipas kryeministrit Rama është detyrë e shqiptarëve të bejnë gjithcka për të mos e lënë bektashizmin te shuhet.
“Bektashizmi eshtë një monument i gjallë kulture që duhet t embrohet nga shtetit dhe kombi shqiptar. Bektashinjte nuk jane pale, rruga e tyre eshte nje rruge unikale mistike “
Në fillim të ceremonisë besimtarët bektashinj mbajten nje minute heshtje ne shenje nderimi per kryepeshkopin anastas, udheheqesin e besimtareve ortodokse I cili u largua nga jeta ne moshen 95 vjeçare.
/vizionplus.tv