E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Festohet 14 marsi, Dita e Verës! Muzika, ballokumet dhe veroret i japin ngjyra e shije Elbasanit

Kryeqyteti i Ditës së Verës, Elbasani ka pritur me hare, këngë e parada 14 marsin, festën që simbolizon largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës.

Qyteti u shndërrua në një skenë të madhe festive, ku qytetarë nga gjithë vendi u mblodhën për të festuar me familjarët.

Edhe karnavalet e fëmijëve të shkollave, me kostume të gjalla dhe ngjyra pranverore, i kanë dhënë gjallëri qytetit.

Po ashtu, edhe këtë vit, nuk munguan panairet me produkte tradicionale ku mbizotëronte ballokumja.

Reklamë

Festimet kulmojë me një koncert mbrëmjen e të premtes, ndërsa më 15 dhe 16 Mars do të ketë aktivitete për fëmijë dhe evente të tjera kulturore./vizionplus.tv

 

Më shumë video

Reklamë