Një zile shkolle e automatizuar… Ky është një nga shumë produktet e sjella nga nxënësit e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, në kuadër të Festivalit të Shkencës, i cili organizohet për herë të parë në shkollat e vendit.
Të rinjtë prej kohësh kanë punuar për t’i kthyer idetë në projekte konkrete, duke eksperimentuar.
“Për ta realizuar projektin na është dashur reth një muaj. Projekti jonë quhet “Nano Puls”, është një projekt i cili automatizon zilen e shkollës, pra con një puls në zile duke aktivizuar atë me një interval dhe kohëzgjatje të caktuar. Shmang detyrimin e stafit. Shumë shkolla e neglizhojnë këtë fakt, e lënë në dorë të mësuesve, duke i dhënë një detyrë shtesë, apo stres shtesë”, tha Daniel Ismaili, nxënës.
Duket se ky organizim ka nxjerrë në pah talentin dhe pasionin e të rinjve.
“Unë mendoj se një festival shkence, ky që po bëhet sot, Është shumë I mire dhe për të pare ide të reja, nisma të reja, probleme që mund të zgjidhim”, tha ai.
Ky festival, laborator i talenteve të reja, ka bërë bashkë 300 shkolla nga i gjithë vendi, me të paktën 6 mijë nxënës pjesëmarrës. Ai do të zhvillohet në disa faza, ndërsa në fund do të përzgjidhet grupi më i mirë në rang kombëtar./vizionplus.tv





