Subscribe

Marina Ivashçenko është ukrainase dhe jeton në Breshia të Italisë, atje ku ushtron profesionin e saj, aktrimin. Prindërit e saj jetojnë në qytetin Kharkiv, një ndër zonat ku forcat ruse kanë përqendruar luftimet.

 

Në festivalin e Monodramës aktorja ukrainase do të luajë rolin e një gazetareje ruse e vrarë në luftën e Çeçenisë. Pjesë e cila për fatin e keq sipas saj është shumë aktuale me atë që po ndodh në Ukrainë.

 

MARINA IVASHÇENKO

AKTORE UKRAINASE

 

“Jam e kënaqur që mund të interpretoj këtu dhe mirënjohëse për këtë ftesë nga festivali. Vijmë në këtë festival me një shfaqje shumë të rëndësishme për ne: “Zërat e Anës”, e cila flet për një gazetare ruse që u vra dhe tregon për jetën e saj. Por është më i rëndësishëm mesazhi që përcjell pjesa, që është kundër luftës dhe kjo temë është për fat të keq aktuale tani në Ukrainë. Unë jam me origjinë nga Ukraina dhe kjo është një dhimbje e madhe për mua ndaj me këtë shfaqje duam të themi që lufta është diçka e tmerrshme, që nuk duhet të ekzistojë, që sjell vetëm dhimbje dhe shkatërrim. Ana ishte shumë kurioze dhe fliste për këto gjëra dhe për fat të keq pagoi për këtë me jetën e saj.”

 

Ivashçenko thotë se i gjithë populli ukrainas duhet të eci përpara, pasi lufta në të ardhmen do të mbarojë.

 

Në edicionin e 18 të festivalit ndërkombëtar të monodramës, i cili ngre siparin në qytetin juglindor të shtunën, do të marrin pjesë gjashtë trupa nga Ukraina, Rumania, Moldavia, Polonia, Italia dhe Shqipëria, të cilat për gjashtë ditë do të performojnë në vendet turistike të qarkut Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *