Subscribe

Qytetarët e Maqedonisë kanë festuar marrjen e ftesës për anëtarësimin në NATO deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Nën moton “Shkojmë përpara, Maqedonia në Be dhe NATO”, festime u shënuan në 15 qytete të ndryshme në vendin fqinj.

 

Programi i mbrëmjes së të shtunës ndezi sheshet kryesore që nga Shkupi e Tetova e deri në Strugë.

 

Edhe zyrtarë të kabinetit qeveritar zbritën në Shesh për të festuar.

 

Kryeministri Zoran Zaev tha se “ajo që Maqedonia ka arritur në një vit është sukses për të gjithë qytetarët”. Me anë të një postimi në facebook, kryeministri Zaev theksoi se “po realizohen synimet e përbashkëta strategjike, ëndrrat dhe shpresat e përbashkëta” .

 

Tashmë sipas tij, “Maqedonia do të bëhet antare e NATOs dhe ka një datë për bisedimet për në Bashkimin Europian”.

 

Megjithatë, qytetarët e Maqedonisë do të votojnë në referendum për emrin e ri çka do të vendosë përfundimisht aktivizimin e ftesës së NATO-s për anëtarësim, kusht ky i konfirmuar edhe nga shefi i Aleancës së Atlantikut të Veriut Jens Stoltenberg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *