Festë spektakolare në Madrid për triumfin numër 12 të Realit në historinë e kompeticionit më të madh të klubeve në Europë.

 

 

E diela, një ditë pas finales së fituar ndaj Juventusit në Kardif, ka qenë një ditë shumë e gjatë, por e bukur dhe emocionuese për madrilenet, lojtarë, staf dhe tifozë.

 

 

Fillimisht festa tradicionale në sheshin Cibelles, parakalimi me autobuzin e triumfit ashtu si pak ditë më parë në La Liga, shoqëruar nga ngjyrat Los Blancos, fishekzjarre dhe muzikë, në mesin e dhjetra e mijera tifozëve.

 

 

Më pas spektakli u spostua në shtëpinë merenges, stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku klubi kishte organizuar një pritje madhështore për protagonistët e Kardifit.

 

 

Një skenë gjigande në mes të stadiumit ku hipën të gjithë yjet madrilen dhe stafi teknik me në krye arkitektin Zidan, ekrane gjigande përreth kësaj skene të improvizuar dhe ekranet e tjerë në stadium ku u shpalosën 12 finalenet e fituara në këtë kompericion nga klubi madrilen.

 

 

Nuk mungoi parada e ekipit përreth pistës së stadiumit, fishekzjarret, deklaratat e lojtarëve dhe trajnerit, si dhe elementë të tjerë të shumtë të një show të vërtetë.

 

 

Suksesi i dyfishtë deri tani i madrilenëve në 2017, ka çuar në delir të gjithë popullin merengues i cili ka një arsye më shumë të krenohet përpara rivalëve të urryer të të njejtit qytet Atleticos, dhe në mënyrë të veçantë, rivalit historik Barcelona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *