Subscribe

Festa e Pashkëve u festua edhe në rrethe nga të gjithë ortodoksët.

 

Ndryshe nga vitet e tjera, besimtaret korçare festuan ne kushte pandemie.

 

Lajmin e Ringjalljes e ka dhënë nga sheshi i Katedrales, Mitropoliti i Korçës, Voskopojës dhe gjithë juglindjes, hirësia e tij Imoz Johan Belushi.

 

Në Korçë, në këtë ditë të shenjtë kanë qenë të pranishëm edhe besimtarë të ardhur nga Kosova, të cilët iu kanë uruar besimtarëve ortodoksë Pashkën.

 

Ndërsa në Vlorë, besimtarët ortodoksë festuan në kishën “Shen Theodhori”.

 

Edhe në Berat, Ringjallja e Jezu Krishtit u kremtua në Katadralen e “Shën Dhimitrit” në qendër të qytetit.

 

Mesha e Pashkëve, u mbajt nga At Petraq Simsia, që prej orëve të para të mëngjesit dhe më pas u vijua me lutjet e traditës sipas liturgjisë. Ndërsa urimi i Atit shkoi për më shumë dashuri e paqe mes njerëzve në mbarë botën.

 

Besimtarët ortodoksë beratas, në përfundim të meshës së shenjtë të pashkës, ndezën qirinj dhe uruan njeri-tjetrin për më shumë mbarësi e shëndet në familjet e tyre.

 

Në Elbasan, ceremonia fetare u mbajt në kishën e “Shen Kollit” dhe u drejtua nga Metropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Imzot Andoni.

 

Besimtarët që vizituan kishën ishin të shumtë, të cilët përcollën mesazhe dhe urime për të gjithë shqiptarët.

 

Ndërkohë Imzot Andoni  tha se kjo është nje ditë reflektimi dhe shprese për njerëzimin.

 

Festa e Pashkës është ndër ditët më të shënuara për besimin ortodoks për shkak se mesazhi i saj është fitorja e jetës mbi vdekjen.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *