E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Festa e Pashkës, politikanët urojnë besimtarët ortodoksë

Klasa politike shqiptare ka uruar festën e Pashkëve. Pas vizitës në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”, Presidenti i Republikës Meta, dha mesazhin e qartë për të gjithë qytetarët, që me forcë të përballojnë sfidat.

 

“Uroj të gjithëve mbarësi, mirësi, më shumë dashuri midis shqiptarëve! Jam besimplotë se duke e shpërndarë këtë mesazh, se nuk ka gjë më të rëndësishme sesa dashuria për jetën dhe njerëzit, jam i sigurt se të gjithë do të marrin forcën e duhur për të përballuar sfidat edhe në mënyrë më të bashkuar”.

 

Reklamë

Kryetari demokrat Basha uroi Pashkët duke shpresuar në ringjalljen e shpresës dhe besimit për të ardhme më të mirë.

 

Një lajm të mirë për besimtarët ortodoksë ka dhënë kryebashkiaku i Tiranës, i cili tha se ka nisur projektimi për rindërtimin nga e para e Kishës së Shën Prokopit, tek Kodrat e Liqenit.

 

 

Në emër të qeverisë, urimin me rastin e festës së Pashkëve e ke përcjellë ministrja e arsimit Nikolla.

 

Ndërkohë, kryeministri Rama Pashkët i ka uruar përmes një postimi në Facebook. Për të përcjellë mesazhin e festës, shefi i ekzekutivit ka publikuar një fotografi nga kremtimet në katedralen e Korçës.

Më shumë video

Reklamë