E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Fero kërkon të ketë dy gra/ Deklarata që po habit fansat pas përkushtimit të tij në fenë islame

Teksa njotoi largimin nga muzika dhe përkushtimin në fenë islame, Fero herë pas herë ka surprizuar fansat me deklaratat e tij.

 

Së fundmi, Fero ka hedhur dyshime se ka ndërmend të ketë dy bashkëshorte, edhe pse kjo nuk lejohet nga kodi penal i Kosovës.

 

Reklamë

Ai ndan vazhdimisht citate të librave të fesë islame por postimi i fundit i ka lënë pa fjalë ndjekësit dhe fansat e tij.

 

Fero ka publikuar një fotografi të një shprehje nga dijetari i ndjerë musliman me origjinë shqiptare, Shaykh Al Albani që thotë:

 

“Nuk është e lejuar për një grua që t’ia ndalojë burrit të saj marrjen e një gruaje të dytë”.

 

Ka qënë kjo deklaratë ajo që ka ngjallur dyshime nëse Fero po e mendon një gjë të tillë, pas pajtimit me Arbenitën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë