Subscribe

Tetori është muaji kur nis mbjellja e grurit, por këtë vit fermerët nuk kanë interes për ta prodhuar më këtë kulturë.

 

Bujqit thonë se në magazina kanë ende të pashitur gati 80 përqind të prodhimit të sezonit të shkuar për shkak të mungesës së tregut, por edhe çmimit të ulët prej 28 lekësh për kg.

 

Në kushte të tilla, Gëzim Nastimi, fermer në fushën e Maliqit, sqaron se jo vetëm nuk do të shtojë sipërfaqet e mbjella, por e ka të vështirë edhe të ruajë hektarët e një viti më parë.

 

GEZIM NASTIMI

FERMER

 

“10 hektarë vjet, 7 sivjet. Kam shitur 150 kuintal, sasia tjetër është gjendje në depo. 600 kuintal janë gjendje, nuk vjen njeri ta marrë. Pazari është shumë poshtë, 280 lekë. Është çmimi dhe tregu, as treg, as çmim. Nuk ja vlen të merresh. Sivjet a i mbjell, a nuk i mbjell 3 hektarë. Nuk kam ku ta çoj. Do e mbjell nga e keqja sepse kam tokat, por nuk mbillja fare. Po e hanë minjtë, ku ta çoj. Detyrimisht do të prishet, 70% do prishet.”

 

Në të njëjtën situatë ndodhen edhe fermerët e tjerë.

 

XHELIL MURÇANI

FERMER

 

“Që vjet pa shitur, edhe sivjet. 600-700 kuintal pa shitur. Nuk ka ardhur njeri të interesohet, nuk ka treg. të marrin njëherë prodhimin tonë dhe më pas të marrin nga jashtë. Çmimi maksimumi është 300 lekë. E mbjellim, por ne nuk jemi të sigurt. Vjet mbolla 10 hektarë, por nuk kemi siguri për asgjë. Do ta lëmë pa mbjellë fare më mirë sesa ta lësh kështu.”

 

PASKAL BAÇI

FERMER

 

“26 hektarë kishim të mbjellë vjet. Jemi shumë dobët sivjet dhe nuk e dimë çfarë të bëjmë dhe sa do të mbjellim. Gruri është zero fare fare, nuk ja vlen. Nuk ka mbështetje, edhe çmimet nuk janë të leverdishme. Nuk na kanë informuar nëse do të na ndihmojnë apo jo.”

 

Çmimi i grurit ra nga 50 lekë për kg në 28 lekë për kg sepse fermerët, të nxitur nga masa mbështetëse e Ministrisë së Bujqësisë prej 30 mijë lekësh për hektar, shtuan sipërfaqet e mbjella. Por këtë sezon kjo mbështetje nuk vazhdon.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *