Klajdi Myzaferaj femer nga Vlora ishte pjesë e protestës së fermerëve dhe blegtorëve që u zhvillua gjatë kësaj jave para Ministrisë së Bujqësisë.
Qëllimi i protestës ishte heqja e naftës pa taksa nga qeveria, subvencionet e ulëta që përfiton sektori dhe rritja e kostove. Gjatë një interviste për emisionin E-ZONE në Vizion Plus, Myzaferaj tha se politikat që ndjek shteti ndaj bujqësisë janë të dështuara.
“Ajo çfarë derdhi gotën, që ne u detyruam të dalim në protestë ishte heqja e naftës pa taksa. Vërtet kjo skemë kishte probleme, por qëllimi nuk është ta heqim por ta përmirësojmë. Ne kemi kërkuar që të mos ketë kufizime të forta në mbështetjen që jepet në blegtori, por kërkesat tona nuk u morën në konsideratë. Ndërkohë që edhe çmimet e plehrave, krimi janë rritur. Të gjitha këto bëjnë që ne ose të mos merremi më me këtë sektor ose të rrisim çmimet pa limit. Politikat që po ndjek shteti ndaj sektorit të bujqësisë janë të dështuara prej vitesh”, tha Myzaferaj.
Por çfarë do të thotë që një fermer të blejë sot naftën me një çmim mbi 200 lekë për litër dhe të punojnë tokën?
“Ne nuk e kemi problem. E blejmë naftën dhe 300 lekë për litër. Por këtë kosto do ta transferojmë tek çmimi final. Do të jetë konsumatori ai që do të paguajnë kostot në finale. Ne nuk kemi rrugë tjetër, pasi nuk mund ti mbajmë këto mbi supe. Është e detyrë e shteti që të mendojë të amortizojë këto kosto. Të paktën skema e naftës pa taksa të rikthehet deri në një stabilizim të tregjeve”, tha Muzaferaj.
Sipas Myzaferaj, fermerët dhe blegtorët do të protestojnë sërish. Ai tha se qeveria nuk dha asnjë sinjal se do të ndryshojë politikat që aplikon ndaj sektorit.
/vizionplus.tv





