Fermerët në “ethet” e finales së madhe, rrugëtimi shkon drejt fundit, gara sa vjen e bëhet më e fortë
Diskutimet e forta, dinamika të paparashikuara, si dhe sfidat nuk kanë munguar as këtë fundjavë në Fermën e Vipave.
Ndonëse na ndajnë thuajse 10 ditë nga finalja e madhe ndryshimi i rregullave nga Agai prime-n e së premtes ka sjellë një tjetër rrjedhë loje.
Mungesa e një kryefermeri te zgjedhur, ku të gjithë fermerët do të punojnë bashkë dhe do të ndajnë punët mes tyre pa një udhëheqës të caktuar, ka sjellë përplasje mes fermerëve.
Ky vendim shpesh ka ngritur mosbindje në lidhje me mënyrën e organizimit të fermës dhe ka rritur tensionet mes konkurrentëve.
Ndërkohë, televotimi i hapur që prej ditës së premte per fermerin që doni të vijojë drejt finales, ka trazuar ujërat dhe ka shtuar pasigurinë.
Cili prej tyre do të jetë më i mbështetur nga publiku, teksa katër më pak të votuarit do të duhet të përballen në një sfidë individuale.
Mes garës, lojës dhe strategjive, fermerët nuk harrojnë qëllimin kryesor të këtij formati.
Sfidat e organizuara nga Agai i kanë dhënë kësaj fundjave një ritëm të ri. Dhe si gjithmonë, loja pëson tronditje pas çdo përballjeje.
Zhvillimet më pikante që kanë shtuar tensionin në “Ferma VIP 2” por dhe shumë momente të tjera do të diskutohen sot në mbrëmje, duke nisur nga ora 21.00 në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanalet e dedikuara të platformës Tring./vizionplus.tv




