Mbledhja e thirrur jashtë radhe nga këshilltarët e opozitës në Këshillin bashkiak të Maliqit është shoqëruar me debate dhe tone te forta nga fermerët e pranishëm në sallë
Sipas tyre, një pjesë e mirë e tyre kanë humbur prodhimet për shkak të përmbytjes se tokave. Ata kërkuan dëmshpërblim për dëmet në tokat bujqësore pasi kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur diçka e tillë në tokat e tyre
“Kjo mbledhje jashtë rradhe siç e kemi kërkuar, duhet të dal në një vendim të Këshillit Bashkiak. Atë që shihni në gjithë opozitën e botës do e shihni në këtë këshill. Sot në do dëgjojmë banorët”, shprehen fermerët.
Më i ashpër është treguar këshilltari opozitar Yllson Brahimllari, teksa ka përsëritur fjalët e kryeministrit Rama në vitin 2011, lidhur me dëmshpërblimet për shkak të përmbytjeve. Sipas këshilltarit, të njëjtën fjali duhet të përsërisë dhe sot.
Sipas kryetarit të këshillit bashkiak të Maliqit, Ornild Demollari, kryeministri Rama është shprehur ne një deklaratë për gjithë fermerët që kanë pyetur dëme nga përmbytjet.
Në fushën e Maliqit afërisht janë 4000 hektarë të përmbytur, sipërfaqet më të mëdha janë në zonën torfike.g
“Ne paguajmë taksat tona, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Dëmet janë të qarta, tokat janë matur, por ende nuk ka dëmshpërblime. Nuk largohemi pa përgjigje konkrete,” tha një prej fermerëve.
Në përfundim të mbledhjes, pritet të vendoset për masat që do të ndërmerren për kompensimin e fermerëve të prekur.
/vizionplus.tv






të drejtë kanl por a paguajnë sigurim apo nga taksat e miletit të paguhen dëmet e atyre që kanë prishur kanale, hidrovore, mbrojtjen ndaj përmbytjeve?