Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vite. Albano është shprehur edhe se brenda në fermë i mungon seksi dhe filmat, seritë që shihnte në orët e mbremjes.

Albano me batuta ka krijuar momente gazmore në bisedën me Baby G, por gjithashtu ka rrëfyer se në jetën e tij ka pasur 3 lidhje serioze. Albano shprehet se lidhja e tij e parë ka qenë në moshën 19 vjeçare, ku e dashura e tij ishte 28 vjeçe, pra kanë pasur 9 vite diferencë moshe.

Fermeri tregon se ndarja e tyre erdhi pasi e dashura e tij donte fëmijë, ku Albani tregon se për të ishte shumë herët.

Albano ka treguar se ka 4 vite single dhe do qëndrojë për shumë kohë beqar, pasi shprehet se vajzat e duan ngaqë është i pasur.

Baby G nga ana tjetër shprehet se momentalisht është single, por ka pasur gjithashtu 3 lidhje serioze.

Rrëfimi i plotë:

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *