E diel, 27 Shtator 2026 Serial deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Ferma VIP 3! “Hidhet dritë” mbi personazhet e sezonit të ri, ndizet kurioziteti në publik

Reality show i njohur “Ferma VIP” rikthehet në ekranin e Vizion Plus me edicionin e tretë, i cili nis më 27 mars.

Moderimi këtë herë është marrë në dorë nga Arbana Osmani, moderatorja shumë e dashur për shqiptarët.

Së fundmi, është publikuar edhe promo e sezonit të ri, që hedh pak dritë mbi VIP-at që do të jenë pjesë e spektaklit. Në video shfaqen pamje të shkurtra të konkurrentëve, pa zbuluar emrat, gjë që ka ngjallur menjëherë kureshtje dhe spekulime nga fansat, të cilët kanë nisur të japin emrat e tyre të preferuar.

Programi, i cili ndërthur jetën në fermë me sfida fizike mes VIP-ave, ka fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut në dy sezonet e para, duke u bërë një nga formatet më të ndjekura dhe të komentuar në televizionin shqiptar.

Vazhdo të lexosh