Fenomeni nis një tjeter jetë sportive. Ronaldo është prezantuar zyrtarisht si aksioneri më I I ri I klubit spanjoll Real Valladolid. Në daljen e parë përpara mediave ku ai u prezantua si presidenti I ri I klubit iberik, braziliani I famshëm nuk I mbajti dot emocionet dhe entuziazmin.

“ Duam të rritemi dhe të ecim përpara aq sa ëndërrat tona na e lejojnë këtë gjë. Jam I dashuruar me këtë krahinë, me qytetin dhe me skuadrën. Kam kaluar shumë etapa në karrierën time sportive për të ardhur këtu ku jam sot., u shpreh “Fenomeni”.

Roni u prezenatua plot pompozitet sic I takon një fituesi të topit të artë. Në krah të tij në këtë ceremony ishte kryetari I bashkisë Oscar Puente.

“Epoka e re e klubit do të përmblihet me pak fjalë, ekip kompetitiv, transparence, revolucion dhe revolucion social” u shpreh Ronaldo I cili ka 51 % të aksioneve por pavarësisht kësaj premtoi se do ti marrë të gjitha vendimet në unision me koleget e tjerë aksioner.

Ish aksioneri në mazhorance, Carlos Suarez do të bëjë detyren e administratorit të deleguar. Ai I shiti 51% të aksioneve tek Ronaldo për shifren e 27 milion sterlinave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *