Subscribe

Lundrimi në internet dhe qëndrimi për një kohë relativisht të gjatë para ekranit të telefonit, kompjuterit apo i-Padit po shton gjithnjë e më shumë problemet e fëmijëve në artikulim, shkrim, lexim dhe shprehje idesh.

 

Ekspertja e arsimit, Irida Sina tregon se tashmë është një sfidë të merresh me fëmijët e epokës së teknologjisë, por edhe me prindërit që nuk i pranojnë lehtë problemet që dalin.

 

IRIDA SINA

EKSPERTE ARSIMI

 

Nuk shkruajnë më fjali të gjata, nuk kanë imagjinatën e zhvilluar. Edhe fjalën kanë vështirësi për ta shkruar. Kur bëhen dy profesionistë që japin të njëjtin mendim këëtu është një qasje tjetër. Prindi ka mundësi të zgjedhë, në rregull kam nevojë për ndihmë, më ndihmo që fëmija të kalojë dhe kur sheh avancimin e fëmijës është vetë prindi që vjen dhe të falenderon. Sa më pak të jetë i mundur qëndrimi para ekranit me fëmijët sepse po i çojmë drejt një rruge që spo i dimë fundin.

 

Logopedia Reonalda Maze shprehet se ngërçi qëndron tek teknologjia. Ajo sqaron   se nuk mungojnë rastet kur prindërit i drejtohen bluzave të bardha të shqetësuar për çrregullimet e fëmijëve të tyre në komunikim që kur janë dy vjeç.

 

REONALDA MAZE

LOGOPEDE

 

Për çrregullime artikulimi na vijnë në moshat parashkollore ose shkollore, por për vonesa në të folur na vijnë prindër me fëmijë që 2 vjeç, sapo e shohin që fëmijët e tyre, pas moshës 1 vjeç e gjysmë duhet të fillojnë fjalët e para po në moshën 2 vjeç ata e shikojnë që mund të kenë një ngecie apo një vështirësi dhe janë shumë të ndërgjegjësuar. Kërkojnë ndihmë. Teknologjia te fëmijët e vegjël është bërë një shkak shumë i madh i vonesave në të folur, i çrregullimeve të artikulimit, i problemeve me të mësuarin, me vëmendjen, me ADHD-në dhe të tjera. Janë bërë pak asocial por nuk ndikon vetëm te pjesa e socializimit, por edhe te pjesa e të folurit dhe komunikimit sepse fëmija e zhvillon komunikimin në ambient.

 

Edhe në Kosovë, mjekët logopedë ngenë alarmin për shtim të rasteve të fëmijëve që nuk shprehen e shkruajnë si më parë.

 

RUDINA HYSIQI

LOGOPEDE

 

“Çdo ditë kur punojmë shohim prindër që vijnë tregojnë për një problematikë të caktuar dhe vetë e pranojnë që fëmija shikon katër orë, pesë orë e gjashtë orë teknologji në ditë. Janë rritur jashtë mase shumë numri i këtyre rasteve, i fëmijëve me probleme në artikulim dhe lexim, shkrim dhe në llogaritje ose në përgjithësi në çregullime në të nxënë. Jo të gjitha rastet mund të evidentohen sepse vetëdija në përgjithësi e popullatës sonë është ende e ulët.”

 

Mjekët logopedë apelojnë që fëmijët të mos ekspozohen shumë përpara pajisjeve teknologjike, të paktën deri në moshën 7-8 vjeçare për të shmangur probleme në formimin e tyre personal, por edhe social.

 

 

TITRA:

FEMIJET, MEMEC NGA TEKNOLOGJIA

 

EKSPERTET: U MUNGON IMAGJINATA, FLASIN ME PENGESA E SHKURTIME

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *