Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
16 June 2026
Vizion fokus

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e Europës janë...

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do të mbahet...

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet në ushtri...

Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodikut kundër dënimit...

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse godet jahtin...

Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi i qytetarëve

Aksident në aksin Vlorë-Panaja, plagoset drejtuesi i motorit

Samiti i G7 në Evian të Francës, Zelensky takohet...

Furnizonte me armë organizatat kriminale në Evropë, EUROPOL shkatërron...

Transferimi i miliona eurove të Ndranghetës, Camorrës dhe një...

Fëmijët do të verbohen; prindërit i çojnë nëpër botë para se të humbasin shikimin

13 Shtator 09:50

Tre nga katër fëmijët e tyre do të verbohen nga retiniti pigmentoz, një çrregullim i rrallë gjenetik që shkakton humbje ose rënie të shikimit.

 

Kështu, një çift prindërish kanadezë, Edith Lemay dhe Sebastien Pelletier, të martuar për 12 vjet, vendosën të planifikojnë dhe të nisin një udhëtim njëvjeçar nëpër botë për të lënë përshtypje kujtimesh vizuale përpara se fëmijët per fat te keq të mos shohin më.

 

Familja e madhe, e cila ishte detyruar të shtynte udhetimin e gjate për shkak të pandemisë, u largua nga Montreali marsin e kaluar, duke nisur udhëtimin nga Namibia, mes elefantëve, zebrave dhe gjirafave. Më pas ndaluan në Zambia dhe Tanzani, përpara se të fluturonin për në Turqi, Mongoli dhe Indonezi.

 

Vajza e tyre e parë, Mia, ishte vetëm tre vjeç kur prindërit e saj vunë re për herë të parë se ajo kishte probleme me shikimin. Disa vite pas vizitës së parë, vajza u diagnostikua me retin pigmentoz. Ndërkohë mamaja dhe babai kuptuan se dy fëmijë të tjerë më të vegjël, Colin, i cili tani është shtatë vjeç dhe Laurent, i cili është pesë vjeç, gjithashtu kishin të njëjtat simptoma.

 

Frika e tyre u konfirmua në vitin 2019, kur mbërriti një diagnozë identike me Mia-n. Sëmundja e kurseu Leon, i cili tani është nëntë vjeç.

 

“Nuk mund të bëjmë asgjë”, tha Lemay për CNN, duke shpjeguar se aktualisht nuk ka kura apo trajtime efektive për të ngadalësuar përparimin e retinitit pigmentoz.

 

 “Ne nuk e dimë se sa shpejt do të përparojë,” shtoi ai. 

 

Kur specialisti që vizitoi Mia-n i sugjeroi çiftit që ajo të thithte “kujtime vizuale”, Lemay kuptoi se kishte vetëm një mënyrë për ta ndihmuar atë dhe vëllezërit. “Mendova se nuk do t’i tregoja një elefant në një libër, por do ta çoja për të parë një të vërtetë”, tha ai, duke i propozuar që “ta mbushte kujtesën vizuale me imazhet më të bukura të mundshme”.

 

Kështu ajo dhe i shoqi filluan të planifikonin udhëtimin, duke perdorur kursimet e tyre, të ndihmuar edhe nga shitja e kompanisë për të cilën punonte Pelletier dhe në të cilën ai kishte aksione.

 

Rrugës, ata moren një listë dëshirash nga fëmijët: Mia, për shembull, donte të hipte në kalë, ndërsa Laurent donte të pinte lëng në shpinën e një deveje.

 

Ata kanë ruajtur tashmë shumë kujtime./Tgcom

 

 

 

 

Posted Under:
Bota Kryesoret Sociale
Tagged:
femije Kanada udhetim verbim

Nga e njëjta kategori

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e Europës janë çuditur, njerëzit janë më të lumtur dhe në paqe

më shumë...

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do të mbahet në një resort malor në Zvicër

më shumë...

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet në ushtri për mungesë fondesh

më shumë...

Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodikut kundër dënimit dhe shkarkimit të tij

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

9:25

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e...

8:26

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do...

7:52

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet...

7:31

Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodikut...

7:18

Avokati i familjes Osmani: Nuk kemi asnjë...

7:00

Shpërthim me lëndë plasëse në Prizren

6:31

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse...

6:14

Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi...

6:09

Shenjat e Horoskopit që do të kenë...

5:38

Aksident në aksin Vlorë-Panaja, plagoset drejtuesi i...

5:30

Samiti i G7 në Evian të Francës,...

5:22

Furnizonte me armë organizatat kriminale në Evropë,...

5:10

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

5:04

Transferimi i miliona eurove të Ndranghetës, Camorrës...

4:41

Vetëvendosje shkon në 52 mandate! Diaspora, “lumë”...

4:36

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar...

4:10

Maturantët testohen në matematikë, provimet mbyllen në...

3:58

U plagos nga i kërkuari Violand Braçellari...

3:49

“Bonus-Malus” drejt ndryshimit, deputetët shprehin kritika për...

3:33

“Zvërneci”, Rama për median italiane: Investimi, duke...

Më të klikuarat

  • Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën: Sa ke ndryshuar
  • Iliri dhe Moza, kush prej tyre do e fitojë Ferma Vip 3
  • Detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i 45-vjeçarit zbriti ng...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.