Subscribe

Policia arriti të zbardhë ngjarjen tronditëse të së mërkurës në Mamurras, ku mbeti i vrare një fëmijë 14 vjecar.

 

Vrasja me thikë ndodhi pas një  konflikti të çastit gjatë lojës së futbollit mes dy adoleshentëve.

14-vjeçari i identifikuar nga policia si Adriel Sala humbi jetën pasi u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij A. XHeçuka, në Fushë Mamurras.

Sipas policisë dy adoleshentët, ishin duke luajtur futboll me njeri tjetrin kur nisi debati.

 

Për të sheshuar tensionet babi i Adriel Salës, përzuri nga fusha 15 vjeçarin e dyshuar për krimin.

 

Më pas xhaxhallarët e dy djemve kanë dalë në rrugë për të shuar konfliktin. Aty është afruar edhe babai i Adriel Salës, bashkë me të birin. Në këtë moment, Xhevdet Xheçuka, është afruar bashkë me të birin dhe goditi babain e Adriel Salës.

Më pas 15 vjeçari A. Xheçuka, goditi babain e Adrielit me thikë, pa e dëmtuar ndërsa goditi edhe Adrielin duke i shkaktuar plagë në zemër. Gjatë kohës që ndodhte konflikti mes palëve, është njoftuar edhe policia e Laçit, por patrulla e tyre mundi të mbërritne vetëm pak momente pas krimit.

 

Menjëherë pas ngjarjes policia arrestoi adoleshentin.po ashtu u kontrollua edhe shtëpia e tij ku u gjetën disa fishekë. Për këtë shkak edhe babai i autorit të krimit, Xhevdet Gjeçuka u arrestua në flagrancë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *