E shtunë, 21 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Fëmija i parë i Vitit 2018 është djalë

Fëmija i parë i vitit 2018 është djalë. Lael quhet foshnja që erdhi në jetë në Maternitetin e Tiranës “Koço Glozheni”, vetëm pak sekonda pas hyrjes së vitit 2018.

 

Gjithçka shkoi më së miri. Fëmija lindi me peshë 4 kilogram e 100 gram dhe gëzon shëndet të plotë.

 

Reklamë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi familjen e bebes së parë, pa harruar edhe dhuratat. Sipas saj, viti 2018 do të jetë viti i fëmijëve.

 

Ndërkohë, në Maternitetin “Mretëresha Geraldinë”, erdhi në jetë fëmija e dytë për këtë vit. Është vajzë dhe prindërit kishin vendosur ta quanin Nadia. Edhe ajo gëzon shëndet të plotë. Babai i saj tregon edhe sekretin se përse kishin vendosur këtë emër.

 

Ndërkohë edhe Nadia u vizitua nga ministrja Manastirliu, e cila uroi shëndet të plotë.

 

Dhe gjatë natës së ndërrimit të viteve, stafi mjekësor ka qenë në gatishmëri të plotë, si në maternitete, ashtu edhe spitalet e tjera të specializuara.

Më shumë video

Reklamë