Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
06 June 2026
Vizion fokus

Aksidentohet për vdekje një person në aksin Vlorë-Fier

Putin: Nuk shoh arsye për t’u takuar me Volodymyr...

Putin: Nuk shoh arsye të takohem me Zelensky-n

Ekstradohen nga Dubai në Shqipëri 6 anëtarë të krimit...

Trump: Çmimet e naftës do të bien pasi të...

Ukraina godet anije dhe konfirmon shpërthim droni në Rumani

35-vjetori i PS-së, Rama: Investimi në Zvërnec nuk do...

Kupa e Botës/ Shtëpia e Bardhë: Lojtarëve të Iranit...

Presidenti i Libanit: Irani po na përdor ne si...

Protestat për Zvërnecin, Rama: Fshihet Irani, ka penetruar në...

Federata amerikane e futbollit poston flamurin iranian pa stemën islamike

27 Nëntor 22:33

Përpara ndeshjes SHBA-Iran që zhvillohet ditën e martë, në kuadër të Kupës së Botës, Federata amerikane e Futbollit shpalosi për pak kohë në median sociale, flamurin kombëtar të Iranit pa emblemën e Republikës Islamike. Zyrtarë të federatës thanë se një gjë e tillë u bë për të mbështetur protestuesit në Iran në përpjekjet e tyre për të mbrojtur të drejtat themelore të njeriut.

 

Në një reagim të saj qeveria e Iranit tha se Shtetet e Bashkuara kanë hequr emrin e zotit nga flamuri i tyre kombëtar.

 

Vendimi i Federatës amerikane të Futbollit shihet si një tjetër ‘stuhi politike’ në Kupën e parë të Botës që mbahet në Lindjen e Mesme, që organizatorët kishin shpresuar se do t’u shpëtonte polemikave që ekzistojnë jashtë fushës.

 

SHBA-të përballen me Iranin në një ndeshje vendimtare të Kupës së Botës, e cila tashmë është e ngarkuar nga armiqësia prej dekadash mes dy vendeve, si dhe protestat mbarëkombëtare kundër qeverisë teokratike të Teheranit.

 

Në llogarinë në Twitter të skuadrës amerikane të futbollit u shfaq një banderolë me ndeshjet e skuadrës në grupe, si dhe për pak kohë flamuri iranian vetëm me ngjyrat e tij jeshile, të bardhë e të kuqe. E njëjta gjë shihej edhe në një postim në llogaritë e skuadrës në Facebook dhe Instagram.

 

Ky zhvillim vjen pas demonstratash disa mujore që kanë sfiduar qeverinë e Iranit, të nxituara nga vdekja në 16 shtator e 22-vjeçares Mahsa Amini, ndërsa ndodhej në paraburgim, e arrestuar nga ajo që njihet si policia e moralit iraniane.

 

Që nga fillimi i protestave të paktën 450 persona janë vrarë si dhe mbi 18,000 janë arrestuar, sipas Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Iran.

 

Teherani zyrtar nuk ka publikuar shifra të viktimave apo arrestimeve dhe pretendon pa ofruar prova, se protestat janë nxitur nga armiqtë e tij të huaj, mes tyre Shtetet e Bashkuara./voa

Posted Under:
Aktualitet Bota Kryesoret
Tagged:
federata amerikane e futbollit flamuri iranit Kupa e Botes

Nga e njëjta kategori

“Gjithmonë kam pasur nevojë për mbështetjen e Florit”, Soni e gatshme për rikthim: Ka qenë i rëndësishëm për mua…

më shumë...

Nga Londra në Tiranë, Moza merr surprizën e veçantë

më shumë...

Televotim i fortë mes Zhakut, Sarës dhe Ilirit, kush u largua nga Ferma Vip

më shumë...

“Antishqiptare”, debat i fortë për nacionalitetin mes Mozës dhe Ilirit, Agai dënon fermerët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:18

“Gjithmonë kam pasur nevojë për mbështetjen e...

12:47

Eliminimi i dytë brenda natës, kush u...

12:36

Nga Londra në Tiranë, Moza merr surprizën...

11:57

Të gjithë fermerët në televotim, njëri prej...

11:17

Televotim i fortë mes Zhakut, Sarës dhe...

10:43

“Antishqiptare”, debat i fortë për nacionalitetin mes...

10:13

Aksidentohet për vdekje një person në aksin...

10:01

Putin: Nuk shoh arsye për t’u takuar...

9:58

Putin: Nuk shoh arsye të takohem me...

9:56

Soni dhe Iliri ndjenja për njëri-tjetrin? Fermerët...

9:50

Ekstradohen nga Dubai në Shqipëri 6 anëtarë...

9:48

Kriset miqësia mes Sonit dhe Sarës në...

9:40

Trump: Çmimet e naftës do të bien...

9:37

Ukraina godet anije dhe konfirmon shpërthim droni...

9:35

Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë...

9:10

Kush do të eliminohet? Nis Ferma VIP...

8:23

35-vjetori i PS-së, Rama: Investimi në Zvërnec...

8:14

Kupa e Botës/ Shtëpia e Bardhë: Lojtarëve...

7:36

Presidenti i Libanit: Irani po na përdor...

7:22

Protestat për Zvërnecin, Rama: Fshihet Irani, ka...

Më të klikuarat

  • “Jo 1, por 300 dronë për ty”, Flor Mumajesi emocion Soni Mal...
  • I vendosi thikën në fyt efektivit të Rrugores, policia njoft...
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me...
  • Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi...
  • Ceremonia mortore e oficerit të vrarë në krye të detyrës, Hi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.